Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (vdiq. 751)
Burimi: Et-Tibjanu fij Eksamil Kuran, faqe. 155
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu i Lartësuar ka thënë:
عَلَّمَهُ شَدِيدُ الْقُوَى ذُو مِرَّةٍ
”Atë ia ka mësuar Atij i forti, i fuqishmi dhe i cili ka moral të mirë.”
Do të thotë se Xhibrili ka një pamje të bukur dhe një formë të bukur dhe madhështore.
Ai nuk është një shejtan, të cilët janë nga krijesat më të shëmtuara dhe më të tmerrshme të Allahut. Në fakt, ai është një nga krijesat më të bukura, më të fuqishme dhe më i besueshmi që ekziston. Ai është një nga ata që ka pozitën më të lartë tek Allahu.
Ky përshkrim është një rekomandim dhe një lëvdatë për zinxhirin prapa shpalljes dhe profecisë. Allahu e përshkroi atë me dituri dhe forcë, bukuri dhe madhështi. Cilësi të tilla kishin të dërguarit në mesin e njerëzve dhe të engjëjve. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka qenë njeriu më trim, njeriu më i ditur, njeriu më i bukur dhe njeriu më fisnik.
Shejtanët dhe nxënësit e tyre janë e kundërta (e kësaj që u përmend më lartë), ta janë krijesat më të shëmtuara në pamje dhe fizionomi, dhe ata janë krijesat më injorante dhe më të dobëta në aspektin e frymëzimit dhe shpirtit.