Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (1/297)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu Tabarak ue Te ala ka thënë:
وَقَاتِلُواْ فِي سَبِيلِ اللّهِ الَّذِينَ يُقَاتِلُونَكُمْ وَلاَ تَعْتَدُواْ إِنَّ اللّهَ لاَ يُحِبِّ الْمُعْتَدِينَ
”Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni se Allahu nuk i do ata që e teprojnë.” 2:190
Do të thotë lufto për hir të Allahut pa e tepruar. Shembuj të teprimit janë kryerja e gjërave të ndaluara që el-Hasan el-Basri përmendi:
”Është të shëmtosh (masakrosh), të marrësh prenë e luftës para se ajo të ndahet nga lideri, të vrasësh gratë, fëmijët dhe të moshuarit të cilët nuk marrin pjesë në luftë, murgjit dhe njerëzit e tempujve, të djegësh pemët dhe të vrasësh kafshët pa ndonjë dobi.”
Këtë e kanë thënë Ibn Abasi, Umer bin Abdil-Aziz, Mukatil bin Hajjan dhe të tjerët.