“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Xhihadi sot

Alameh Abdul-Muhsin bin Hamad el-Abbad el-Bedr

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=152392

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A ka një luftë për hir të Allahut sot, dhe nëse po, ku?”

Përgjigje: ”Xhihadi kryesor sot të cilin e kanë obligim të gjithë njerëzit është xhihadi me veten. Të gjitha xhihadet e tjera janë të varura nga kjo formë e xhihadit. Ai që nuk mund të bënë xhihad me veten e tij as nuk mund të bëjë xhihad ndaj dikujt tjetër. Ai që nuk është i mirë ndaj vetes së tij nuk është e mirë për askënd. Prandaj, xhihadi i sotëm është xhihadi me veten. Kjo do të thotë që një person duhet të vazhdoj të durojë me urdhërimet e Allahut edhe pse ato janë të rënda, me ndalesat e Allahut edhe pse vetë priret njeriu drejt saj dhe fatit të dhimbshëm të Allahut. Në këtë mënyrë ai bën xhihad me veten e tij. Ai që arrin të bëjë xhihad me veten mund ta bëjë atë kundër të gjithë të tjerëve. Është e njohur përgjithësisht se është xhihad për hirë të Allahut për tu mbrojtur kundër sulumesve paganë, rebelëve myslimanë apo të tjerëve. Megjithatë, xhihadi sot më i rëndësishëm është xhihadi me veten.”

Shpërndaje: