Shejkh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Në pyetjen e tetë, dëgjuesja nga Amerika thotë: Çfarë është e ndaluar që të vesh gruaja? Dhe a është e lejuar që gruaja të vesh xhilbab shumëngjyrësh apo që është i zbukuruar në fund të këmbëve apo në mëngë, ashtu siç janë disa ‘abajah?”
Përgjigje: “Nëse gruaja është në shtëpi të saj dhe me mahremët e vet ajo, mund të vesh rroba normale (që ia mbulojnë trupin). Nuk ka asgjë të keqe nëse ajo zbulon kokën, fytyrën, krahët dhe këmbët; përderisa ajo është në prezencë vetëm të mahremëve të saj siç janë: babai, djali, daja, xhaxhai, vëllai dhe djemtë e vëllait.
E nëse ajo del nga shtëpia e saj, apo nëse ajo është në shtëpi të saj por e shohin meshkuj të huaj siç janë: djemtë e xhaxhait, djemtë e dajës, djemtë e tezes e djemtë e hallës, ajo nuk duhet të shfaqë asgjë prej pjesëve të trupit. Ajo duhet të mbuloj fytyrën dhe tërë trupin, që meshkujt e huaj të mos i shohin bukuritë e saj.
E kur të dalë nga shtëpia, ajo duhet të vesh xhilbab i cili ia mbulon tërë trupin. Në vend të xhilbabit, e në ditët tona përdoret petku i quajtur ‘abaja. Nëse ky petk, mbulon trupin që nga koka deri në fund të këmbëve, atëherë mu ky është xhilbab i cili është zëvendësuar me të.
Është obligim, që xhilbabi të jetë i pastër nga të gjitha llojet e zbukurimeve të cilat e tërheqin shikimin. Nëse ky lloj zbukurimi e tërheq shikimin e të tjerëve, është prej asaj që ndalohet të shihet nga ata që nuk janë mahrem për ty.”