Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Pyetësi thotë: Kemi një person (Yasir Qadhi)1 në Shtetet e Bashkuara që përherë thotë se dijetarët në Arabinë Saudite – nuk e dinë gjendjen e muslimanëve në Shtetet e Bashkuara. Prandaj nuk ua pranojmë fetvatë e tyre. Ai i përsërit këto fjalë. Cila është këshilla dhe udhëzimi juaj lidhur me këtë?
Përgjigje: Ata kanë dije lidhur me atë që Allahu e ka zbritur dhe japin fetva në lidhje me hallallin dhe haramin. Hallalli është hallall dhe harami është haram si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe jashtë saj, në tërë botën. Harami është haram kudo dhe hallalli është hallall kudo. Dhe dijetari u jep fetva të gjithë banorëve të botës me dije të dobishme. Kjo thënie është zhgënjyese. Ai që e thotë këtë ju zhgënjen. Ai që e thotë këtë dëshiron t’ju largojë nga dijetarët tuaj. Mos i prano këto fjalë prej tij.
1 Këtu është thënia e tij devijuese: https://youtu.be/SV_kh8eHskw