Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139904
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Është e qëlluar për të informuar lexuesin për atë që prijësi i Xhehmive dhe i Muatilive në këtë kohë ka shkruar. Ai është i cili quhet Zahid el-Keutheri. Studentët e njohin el-Keutherin dhe kanë dëgjuar për të.
El-Keutheri ishte Hanefi në methheb, Maturidi në besim. Përndryshe Allahu e sprovoi atë me urrejtje ndaj Sunnetit dhe Ehl-us- Sunnetit dhe muhadithunëve nga imamët e mëdhenjë deri në kohën e tij. Asnjë imam i cili i përmbahej Sunnetit nuk i shpëtoi atij dhe sidomos imam esh-Shafi’i. Ai i fyu të gjithë. Të gjithë që i besuan cilësitë e Allahut dhe luftojnë kundër apologjetikëve ishin armiqtë e tij. Dhe kur mori vesh se sa bindesë ishin fjalët e imam esh-Shafi’iut ndaj apolegjetëve, kur tha:
“Unë besoj se apolegjetët duhet të hipen mbi gomar të sorrollaten rreth njerëzve, të rrihen me gjethe palme dhe sandale. Ata duhet të futen në mesin e njerëzve dhe duhet thirrur: “Kjo ndodhë me atë që e braktis Kuranin dhe Sunnetin për apologjetikën.”
Këto fjalë e shqetësuan Keutheriun. Ai filloi ti vërsulet këtij imami. Ndonjëherë ai e fyente gjuhën e tij. Ndonjëherë ai e fyente prejardhjen e tij. Të gjithë muslimanët, e të mos flasim për studentët, e dinë kush imam esh-Shafi’i është. Dhe kështu me radhë. Ai kurseu vetëm ata për të cilët ai nuk e dinte se ata i kishin qortuar apologjetikën dhe apologjetikën. Përndryshe, ai nuk kurseu asnjë dijetarët të Ehl- us-Sunnetit. Ky është el-Keutheri shkurtimisht.