“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Zbatimi i gjykimeve nga ana e qytetarëve

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsiletul-Huda uen-Nur (850)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Disa të rinj në disa vende apo në kohë të caktuara, kur shohin dikë duke bërë ndonjë mëkat, si: duke pirë alkool në rrugë, e rrahin atë në emër të zbatimit të ndëshkimit të caktuar.Nëse ata shohin dikë duke bërë diçka, ata thonë: “Ne po zbatojmë ndëshkimet e duhura. Çështja s’ka të bëjë asgjë me pushtetarin. Dhe në qoftë se kjo është e lidhur me pushtetarin, vetë pushtetari ka braktisur zbatimin e ndëshkimeve. Prandaj, ne vetëm kemi përmbushur urdhrin e Allahut, ne duhet pasur frikë Allahun aq sa kemi mundësi.” Si i këshilloni ju të rinjtë në lidhje me këtë çështje?”

Përgjigje: “A nuk kemi biseduar për këtë çështje dhe se Ibnu Tejmijeh e kishte zakon t’i zbatonte këto ndëshkime? Unë mendoj se ne kemi biseduar për këtë në disa raste.

Si përmbledhje e asaj që kujtoj nga ajo që kemi e thënë, është se çështja ndryshon nga njëra periudhë në tjetrën dhe nga njëri pushtetar në tjetrin. Kjo ndodh kur pushtetari mund të gëzohet, ose të paktën lejon që dikush nga dijetarët t’i zbatojë ndëshkimet.

Prandaj, gjyqtarët dhe dijetarët e kishin zakon ta vepronin këtë, duke ditur se pushtetari nuk ishte në gjendje t’i kryejë të gjitha punët vetë. Si rezultat, ai lejoi të tjerë, si: gjyqtarët, dijetarët dhe të tjerë, që ta bëjnë këtë në vend të tij. Nëse ka një person si Shejkhul-Islam Ibnu Tejmije, i cili zbaton ndëshkimet pa u penguar nga ata që janë në pushtet, apo shteti e mbështet dhe e ndihmon atë në veprime të tilla, kjo është shumë e mirë.

Po të ishte e kundërta, unë besoj se vetëm pushtetari është ai i cili zbaton ndëshkimet e jo individët. Zgjerimi i kufijve të kësaj çështjeje, mund të shkaktojë kaos dhe sidomos në qoftë se dikush mbytet për shkakun se ka mbytur dikë gabimisht, e të mos flasim nëse e bën këtë qëllimisht. Në këtë rast epshi është ai që mund t’i japë kahe çështjes, duke mos qenë në gjendje ta trajtojnë situatën me gjakftohtësi dhe të hulumtojnë nëse personi është vrarë aksidentalisht apo me qëllim.

Me anë të kësaj situata, keqësohet gjendja mes fiseve, sidomos në qoftë se ata urrehen mes vete qysh më parë. Kjo mund të shpie që konfliktet edhe më tej të zgjasin mes fiseve. Prandaj, në parim, pushtetarët janë ata që zbatojnë ndëshkimet. Përjashtimi i vetëm është kur kjo gjë nuk shkakton problem mes pushtetarit dhe qytetarëve dhe ndërmjet vetë qytetarëve.”

Shpërndaje: