Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Zbritja e Allahut në qiellin e dynjas – Imam Eshari

Shejkh Ebu Hasan Ali bin Ismail el-Eshari

Burimi: El-Ibaneh, faqe. 99

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Ajo që argumenton se Allahu është ngritur mbi Fronin e Tij (Arsh) është transmetimi se i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë:

 Zoti ynë (i Lartësuar) zbret çdo natë deri në qiellin më të ulët dhe thotë:

‘A ka ndokush që kërkon diçka, e Unë t’i përgjigjem atij?

A ka ndokush që kërkon falje që Unë ta fal atë?”

Shpërndaje: