Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Zejneb bint Muhamed

Imam Shemsudin edh-Dhehebij (v. 748)

Burimi: Sijer A’lamin-Nubela (2/246-250)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

 Ajo është më e vjetra prej motrave të saj, e cila kishte emigruar.

I dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم e martoi atë me kushëririn e saj Ebul-‘As gjatë kohës përderisa ishte gjallë nëna e saj. Me atë, ajo kishte lindur Umamen –me të cilën u martua Ali bin Ebu Talibi pas vdekjes së Fatimes– dhe Ali bin Ebil-‘As. Thuhet se profeti صلى الله عليه وسلم e kishte marrë atë në kafshën e tij dhe e kishte ulur mbrapa në të, ditën kur u çlirua Meka. Unë mendoj se ai vdiq si fëmijë (Ali bin Ebil-‘As).

Zejnebja رضي الله عنهاu bë muslimane, dhe emigroi gjashtë vjet para se të bëhej burri i saj musliman.

Ebu Hurejra رضي الله عنه transmeton se:

“I dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم dërgoi një batalion në të cilin isha edhe unë në të. Ai tha:

 “Nëse i takoni Habbar bin el-Esued dhe Nafi’ bin Abd Amr, digjni.” Ata të dytë e kishin goditur Zejneben, kur ajo kishte dalë (për të emigruar) dhe ajo kishte mbetur invalid (nga ajo plagë) derisa ajo vdiq. Pastaj ai tha: “Nëse i takoni ata, atëherë vritni, ngase nuk i lejohet askujt të ndëshkojë me ndëshkimin e Allahut.”

Jezid bin Mervani رضي الله عنه ka thënë:

“Pasi që i dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم një ditë prej ditësh u ngrit për ta falur namazin e sabahut me njerëzit, Zejnebja thërriti: “Unë i kam dhënë mbrojtje Ebul-‘As bin err-Rrabi’.” Pasi ai mbaroi namazin, ai tha: “Këtë unë nuk e dija. Njerëzit më të ulët kanë të drejtë për të dhënë mbrojtje”.” (kjo do të thotë se ai është i mbrojtur).

Esh-Sha’bi ka thënë: “Zejnebja u bë muslimane dhe pastaj emigroi. Pas një kohe, ai (Ebul-‘Asi) u bë musliman dhe profeti صلى الله عليه وسلم nuk i ndau ata.” Të njëjtën gjë e ka thënë Katade dhe ka shtuar: “Pastaj ka zbritur ajeti, që nënkupton se nëse një grua bëhet muslimane para burrit të saj, ai nuk ka të drejtë ndaj saj, derisa ta kërkoj për së dyti atë.”

Ibn Abasi رضي الله عنه ka thënë: “Pas disa viteve i dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم ia ktheu Zejneben Ebul-‘Asit pas martesës së parë, ndërsa nuk i kërkoi një dhuratë martese të re.”

Ajo vdiq në fillim të vitit 8 H.

Umu ‘Atijeh رضي الله عنها ka thënë:

“Pas vdekjes së Zejnebes vajzës së të dërguarit صلى الله عليه وسلم, ai tha:

 “Pastrojeni atë tek, tre apo pesë herë. Le të jetë pastrimi i fundit i përzier nga kamfuri apo diçka nga kamfuri. Pasi ta keni mbaruar pastrimin, më lajmëroni mua.” Pasi e kishim pastruar atë, ai na dhuroi izarin e tij dhe tha: Visheni me këtë.”

Shpërndaje: