Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr: 1474
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë jam një djalosh beqar dhe jetoj me prindërit e mi. A duhet që babai im të paguaj zekatul-fitrin për mua apo duhet unë ta paguaj atë nga parat e mia?
Përgjigje: Ibn Umeri (radijAllahu anhu) transmeton se profeti ﷺ urdhëroi të gjithë muslimanët, burra dhe gra, të lirët dhe skllevërit, të rinjët dhe të moshuarit që të paguajnë një sa’a hurme apo elb zekatul-fitr.
Zekatiul-fitr ashtu si çdo adhurim tjetër duhet të kryhet nga çdo person veç e veç. Ti je i obliguar ta paguash zekatul-fitrin nga xhepi yt edhe në qoftë se ke baba apo vëlla. Gjithashtu, gruaja e ka për obligim të paguajë zekatul-fitrin nga xhepi i vet edhe në qoftë se ajo ka burrë.
Por në qoftë se zoti i shtëpisë dëshiron të paguajë zekatul-fitrin për të gjithë familjen, nuk ka të keqe në këtë.
(1) Ibn Bazi (rahimahullah) ka thënë: Një sa’a është e barabartë me rreth 3 kg. (Mexhmu-ul-Fetaua (14/201).