Shkroi: Hashim Xhemil Abdullah
Burimi: Fikh el-Imam Said bin el-Musejjib (2/187)
www.perlatmuslimane.com
Medhhebi i Seidit e konsideron zekatul-fitrin të detyrueshëm. Ky është gjithashtu mendimi i shumicës së dijetarëve, si i Ebu Hanifes, esh-Shafeiut, Ahmedit dhe është gjithashtu një nga mendimet e medhhebit të Malikut. Dëshmia e tyre është se Ibn Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë:
”I dërguari i Allahut ﷺ e ka obliguar zekatul-fitrin; një sa’a hurme apo një sa’a elb.” Bukhariu dhe Muslimi.
Kushtet që zekatul-fitri të jetë i obliguar
1) – Islami:
Dijetarët janë të pajtimit se një kafir nuk është i detyruar të paguajë zekatul-fitr për veten e tij. Megjithatë, ata nuk bien dakord nëse një musliman është i detyruar të paguajë për kufarët të cilët jan nën mbikëqyrjen e tij apo i ka anëtarë të familjes, p.sh. gruaja, robi i tij apo të afërmit e tjerë. Imam Seid thotë se kjo nuk është e detyrueshme, këto fjalë i citon Neueuiu nga ai. Këtë mendim e kanë edhe Aliu, Xhabir bin Abdil-Lahi, el-Hasan, Ebu Theuri, Maliku, esh-Shafi’i dhe Ahmedi.
2) – Liria:
Medhhebi i Seidit janë të mendimit se robi nuk është i detyruar të paguajë zekatul-fitrin qoftë për veten e tij apo për dikë tjetër. Në vend të kësaj pronari duhet të paguaj zekatul-fitrin për robërit e tij. Kjo është cituar nga En-Neueuiu. Shih el-Mexhmu (6/120).
3) – Pubertiteti:
Imam Seid beson se fëmija nuk është i detyruar të paguajë zekatul-fitrin derisa të hyjë në pubertet.
Është transmetuar se ai ka thënë: ”Zekatul-fitri është i detyruar vetëm për agjëruesin.” Sherh-ul-Ihja (4 / 81).
Ai gjithashtu ka thënë: ”Vetëm ai që fal namazin dhe agjëron Ramazanin paguan zekatul-fitrin.” El-Mexhmu (8/237).
Dëshmi e tij është ajo që është transmetuar nga Ibn Abbasi:
”I dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi zekatul-fitrin në mënyrë që agjëruesi të pastrohet nga fjalët e kota dhe gjërat e turpshme.” Ebu Daudi (2/111).
Kryesorja është se Ligj-Vënësi e ka obliguar zekatul-fitrin për ta pastruar agjëruesin nga fjalimet e shkujdesura dhe gjërat e turpshme. Kjo vlen vetëm për një person të moshës madhore. Ndërsa fëmiju nuk ka mëkate për të pastruar sepse lapsi është ngritur nga ai.