Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%2013426
Pyetje: A është e ligjësuar që të caktohet një ditë e veçantë për pagimin e zekatit?
Përgjigje: Jo, kjo nuk është e saktë. Zekati duhet të paguhet kur pasuria e cila duhet të jepet zekat i mbush një vit. Pasi të ketë kaluar viti dhe personi zotëron shumën e përcaktuar për zekat, atëherë është e detyrueshme për të paguar zekatin menjëherë. Nuk lejohet që të shtyhet. Para së gjithash, Allahu thotë:
آتُوا الزَّكَاةَ
“dhe jepni zekatin…” 24:56
Kjo sugjeron se zekati duhet të paguhet menjëherë. Së dyti, të varfrit janë në nevojë. Si mund ta mbash zekatin dhe të mos e japësh derisa të fillojë Ramazani? Paguaje zekatin menjëherë kur ajo të bëhet e detyrueshme. Allahu Xhela ue ‘Ala ka thënë në lidhje me ditën e mbjelljes:
كُلُواْ مِن ثَمَرِهِ إِذَا أَثْمَرَ وَآتُواْ حَقَّهُ يَوْمَ حَصَادِهِ
“Hani frutat e tyre kurdo që të prodhojnë dhe jepni atë që është detyrë në ditën e vjeljes së tyre!” 6:141
Kjo do të thotë kur të vijë koha.