Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Zekir Naik thotë se, Allahu nuk mund të veproj çdo gjë!

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Zekir Naik thotë: “A mund të krijojë Zoti gjithçka”? Shumica prej tyre do të përgjigjen ‘po’. “A mund të shkatërrojë gjithçka”? Të gjithë do të përgjigjen ‘po’.  Pyetja ime e tretë është: “A mund Zoti të krijojë diçka të cilën nuk mund ta shkatërrojë? Dhe këtu ata hutohen (bien në kurth). Në se thonë ‘po’, bien në kundërshtim me përgjigjen e dytë. Nëse thonë ‘jo’, atëherë bien në kundërshtim me përgjigjen e parë. Sërish, nuk e përdorin logjikën, ndaj bien në kurth. Po kështu, Zoti nuk mund ta krijojë njeriun i cili është shtatlartë dhe shtatshkurtër njëkohësisht. Po, mund ta bëjë shtatlartin shtatshkurtër, por ai nuk është më shtatlartë. Gjithashtu, mund ta bëjë shtatshkurtrin shtatlartë, por personi i tillë nuk është më shtatshkurtër. Ama nuk mund të ketë njeri shtatlartë dhe shtatshkurtër njëkohësisht. Mund të kemi njeri shtatmesëm, as i lartë as i shkurtër. Pra, Zoti nuk mund të krijojë një njeri i cili në të njëjtën kohë është edhe shtatlartë edhe shtatshkurtër. Ngjashëm, Zoti i Plotfuqishëm, Allahu Subhanehu ue Te’ala, nuk mund të krijojë një njeri edhe të trashë edhe të hollë njëkohësisht. Mund të  përmend edhe mijëra gjëra tjera të cilat Zoti i Plotfuqishëm nuk mund t’i bëjë.”

Pyetje: “Është një thirrës i njohur, i cili njihet në tërë botën. Ai thotë se Allahu nuk është i aftë për të bërë çdo gjë. Ai thotë se, unë di 1000 gjëra që Allahu Te’ala nuk është i aftë që t’i bëjë. A konsiderohet ai të jetë prej thirrësve në dyert e Xhehenemit? A është e detyrueshme për të paralajmëruar ndaj këtij personi?”

Shejkh Feuzan: “Ky person është shtrembërues ndaj Emrave dhe Cilësive të Allahut(shtrembërues, mohues e interpretues). Thotë Allahut:

وَلِلّهِ الأَسْمَاء الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا وَذَرُواْ الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَآئِهِ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ

“Allahut i përkasin emrat më të bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni Atij) me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij. Ata do të ndëshkohen për çfarë kanë vepruar.” 7:180

Dhe thotë Allahu:

إِنَّ الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي آيَاتِنَا لَا يَخْفَوْنَ عَلَيْنَا أَفَمَن يُلْقَى فِي النَّارِ خَيْرٌ أَم مَّن يَأْتِي آمِنًا يَوْمَ الْقِيَامَةِ

“Ata që i shtrembërojnë shpalljet Tona, nuk mund të Na fshihen. Si mendoni, a është më i mirë ai që do të hidhet në zjarr apo ai që në Ditën e Kiametit do të vijë i sigurt?!” 41:40

Kushdo që thotë se Allahu nuk është i aftë që të bëjë çdo gjë… I pastër nga të metat është Allahu. Allahu thotë:

وَاللّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

“Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” 2:284

Në sa e sa ajete gjendet kjo fjali:

وَاللّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ

“Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” 2:284

Dhe thotë Allahu:

وَكَانَ اللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرًا

“Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” 33:27

Allahu nuk e ka bërë të kufizuar aftësinë e Tij hyjnore. Ajo është e pakufizuar dhe përfshin gjithçka. Ai është i aftë për çdo gjë. Ai di çdo gjë. Ai Subhanehu ue Te’ala nuk i kufizon aftësitë e Tij. Ndërsa ti dëshiron të kufizosh dhe të thuash se ka gjëra që Allahu nuk i di, -ndërsa ti i di?! Ky është shtrembërim i Emrave dhe Cilësive të Allahut.

Të gjithë ata që thirrin në fe, nuk do të thotë se të gjithë janë pasues të së vërtetës. Dëgjojë fjalët e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem. (hadithi) “Do të ketë thirrës të cilët thërrasin për në portat në Xhehenemit.” Pra, jo të gjithë thirrësit e pasojnë të vërtetën.”

Shpërndaje: