Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Zemra e shëndoshë kujdeset për kohën

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: Sherh Ighathat-ul-Lahfan (22)

http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15104

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Ibn-ul-Kajim (rahimehullah) ka thënë:

”Ajo që e karakterizon një zemër të shëndoshë është se ajo kujdeset për kohën më shumë se sa kujdeset personi më koprrac për paratë.” 1

Zemra e shëndoshë kujdeset për kohën. Pronari i saj e shfrytëzon kohën. Ai nuk hedh poshtë diçka nga koha në gjëra të pakuptimta, lojëra dhe neglizhime. Ai vetëmse do të pikëllohet për këtë në Ditën e Gjykimit. Në Ditën e Gjykimit ti do të pikëllohesh për kohën që e ke humbur kot. Allahu (Te’ala) ka thënë:

وَالْعَصْرِ إِنَّ الْإِنسَانَ لَفِي خُسْرٍ إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ

”Pasha kohën! Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.” 2

Koha që e humbet është në disavantazhin tuaj. Ajo nuk zëvendësohet. Prandaj, Allahu (Te’ala) ka thënë:

وَالْعَصْرِ

”Pasha kohën!”

Koha është e çmuar. Fatkeqët thonë:

”Le të mbysim kohën.”

Ata duan që ta mbysin kohën sikur të ishte armik i tyre pavarësisht nga fakti se koha është e vlefshme, sikurse ata të kujdeseshin për të. Koha është e vlefshme në qoftë se kujdesesh për të. Ata thonë se duan të mbysin atë. Me çfarë? Me të qeshura të pakuptimta dhe dëshira të ndaluara. Ata me të vërtetë e mbytën atë. Ndërsa ata të lumturit e kanë ringjallur dhe nuk mbytur atë.


1 Ighathat-ul-Lahfan (1/55).

2 El-Asr 103:1-2-3

Shpërndaje: