Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Zgjatja e flokëve dhe paruka – Albani

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (3/7)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

1008 – Profeti ﷺ ka thënë:

”Gruaja që futë flokë tjera në flokët e saj nuk shton asgjë tjetër pos një gënjeshtër.”

Transmetuar nga Ahmedi përmes Muavijes me zinxhirin e mëparshëm. Ky hadith ka shumë transmetime që e forcojnë, ndër të tjera tek Bukhari dhe Muslimi.

Nëse ky është gjykimi për gruan që i shton flokë flokëve të saj, atëherë cili është gjykim për të bartur parukë? Atëherë cili është gjykimi i personit i cili i jap fetua asaj në mënyrë të pakufizuar ose të kufizuar, duke pasuar verbërish disa medhhebe dhe duke kundërshtuar hadithin autentik? Allahu e ka udhëzuar atë që ta konsiderojë të detyrueshme për të ndjekur hadithet edhe nëse ato kundërshtojnë medhhebin e tij, e edhe më pak medhhebet e tjera. E lus Allahun që të shtojë udhëzimin tonë dhe të na jep dije dhe devotshmëri.

Shpërndaje: