Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Zgjedhja e problemit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: I’anat-ul-Mustafid bi Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 580

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Thirrësat kanë obligim që të kujdesen për këtë çështje, t’i paralajmërojnë njerëzit, t’ua shpjegojnë atyre dhe t’i thërrasin në teuhid. Ata kanë obligim që t’ua përcjellin njerëzve këtë fe dhe të sqarojnë besimin Islam në mënyrë të qartë dhe të kulluar. Kjo është zgjidhja. Ai që dëshiron të zgjidh problemet e muslimanëve duhet ta dij se kjo është zgjidhja. Nëse një person i vetëm dhe i sinqertë ta kryente këtë, atëherë Allahu do të shpëtonte me anë të tij një popull apo shumë breza. Sikurse që ka ngjarë kjo nëpërmjet thirrësve të sinqertë edhe pse ata ishin individë.

Kurse tani ka grupe që thërrasin dhe ato kanë resurse të mëdha por ku janë rezultatet?  Sikur të ishte një thirrës i vetëm i cili ndjek metodologjinë e saktë duke thirrur njerëzit  në metodologji të saktë, me të do të ndodhte dobi e madhe. Sot janë shtuar grupet, janë shtuar organizatat, por ku janë rezultatet. E keqja vetëm po rritet. Idhujtaria vetëm po përhapet. Kjo është për shkak se shumica e thirrjeve nuk janë të bazuara në një bazë të duhur. Përndryshe një person i sinqertë i cili ndjek bazën e duhur dhe metodologjinë e shëndoshë i mposht njëmijë thirrësa (është më i vlefshëm), e cila është e njohur për thirrësit e sinqertë që jetuan në të kaluarën.

Shpërndaje: