Alameh Muhamed bin Ahmed bin Xhuzej el-Gharnati (v. 740)
El-Kauanin el-Fikhijeh, fq. 729
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Shoku duhet të plotësojë shtatë kushte:
1 – Ai duhet të jetë sunni në besim.
2 – Ai duhet të jetë i devotshëm në aspektin fetar. Nëse është bidatçi ose mëkatar, ai mund ta tërheqë shokun e tij në besimin e tij ose të paktën të duket i tillë në sytë e njerëzve. Megjithatë, njeriu është në fenë e shokut të tij.1
3 – Ai duhet të jetë i mençur. Të kesh një shok idiot është sprovë.
4 – Ai duhet të ketë karaktere të mira. Nëse ka karaktere të këqija, kurrë nuk mund të jesh i sigurt kundër armiqësisë së tij. Testoje atë duke e zemëruar; nëse zemërohet, duhet ta braktisësh.
5 – Ai duhet të jetë zemërmirë si në praninë tënde ashtu edhe në mungesën tënde, ai nuk duhet të jetë urryes, ziliqar, keqdashës dhe as dyfytyrësh.
6 – Ai duhet të jetë i qëndrueshëm, e jo mërzitshëm dhe i paqëndrueshëm.
7 – Ai duhet të përmbushë të drejtat tua ashtu sikurse ti përmbush të drejtat e tij, nuk ka asnjë të mirë në personin që nuk përmbush të drejtat tua sikurse ti përmbush të drejtat e tij.
1 Ebu Hurejra transmeton se i dërguari i ﷺ ka thënë:
“Njeriu është në fenë e shokut të tij, prandaj le të shikojë secili se me kë po shoqërohet.”
Transmeton Ebu Daudi (4833), Tirmidhi (2378) dhe Ahmedi (8398). Autentik sipas imam Albanit në “Sahih Sunen Ebi Daud (4833)”.