Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami
Burimi: Nidham-ul-Usrah fi-Islam, fq. 54-56
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Divorci në Islam konsiderohet si një rrugëdalje nga problemet dhe konfliktet që janë grubmulluar mes dy bashkëshortëve. Ajo është si ”Keji” (mjekimi me hekur të skuqur në zjarr) në zgjedhjen e problemeve, pra është zgjidhja e fundit e problemeve bashkëshortore sikurse që keji është ilaqi i fundit. Zgjidhja e problemeve martesore duhet të fillohet si në vijim:
1 – Qortimi. Qortimi duhet të përbëhet prej këshillave, udhëzimeve dhe sqarimin e të drejtave dhe përgjegjësive të bashkëshortëve. Është veçanërisht e rëndësishme për të vënë në dukje pasojat e humbjes së të drejtave të burrit dhe kundërshtimit të tij.
2 – Bojkoti në shtrat. Ky trajtim duhet të bëjë atë të ndjehet e vetmuar në mënyrë që ajo të pendohet tek Allahu dhe fillon të bindet.
3 – Rrahja1. Duhet të jetë vetëm rrahje si lloj i edukimit dhe frikësimit. Ajo nuk lejohet të jetë si formë i hakmarrjes që rezulton në pëlcitjen e lëkurës ose në fraktura.
4 – Dialogu. Kjo kërkohet që një gjyqtar nga anët respektive të marrin pjesë.
Nëse asnjëra nga këto të përmendurat nuk sjellin dobi dhe që të dytë ndihen të parehatshëm me martesën, atëherë divorci hyn në plan për t’i dhënë fund një jete që është bërë një Xhehnem i padurueshëm pasi që më parë ishte i karekterizuar me dashuri, mëshirë, paqë dhe qetësi.
Këto katër faza duhet bërë para divorcit, apo ndoshta edhe parandalojnë divorcin, qartësohet në suren “Nisa”. Zoti ynë (Azze ue Xhel) ka thënë:
”Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe, meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre. Gra të mira janë ato të dëgjueshmet, që ruajnë fshehtësitë që ka urdhëruar Allahu. Sa i përket grave që ju i druheni mosbindjes dhe sjelljes së keqe nga ana e tyre, këshillojini, (e, nëse kjo s’bën dobi) mos i pranoni në shtrat dhe (në fund) i rrihni ato (lehtas). Por, nëse ato ju binden, atëherë mos i ndëshkoni më. Allahu, me të vërtetë, është i Lartësuar dhe i Madhëruar! Nëse i druheni ndarjes midis burrit e gruas, atëherë caktoni një ndërmjetës nga ana e burrit dhe një nga ana e gruas. Në qoftë se ata dëshirojnë paqësim, Allahu sjell marrëveshje midis tyre. Allahu, me të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i di të gjitha qëllimet. ” En-Nisa, 4:34-35
1 Shih: https://www.perlatmuslimane.com/?s=rrahja+e+gruas