Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Zgjimi i fëmijëve adoleshent nga gjumi për namazin e sabahut

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Fëmijët e mi janë në moshën e adoleshencës, kanë gjumë të rëndë dhe nuk mund t’i zgjoj për namaz të sabahut edhe pse unë shpeshherë i thërras kohë të gjatë. A t’i lë pa i zgjuar, duke pasur parasysh që babai i tyre nuk interesohet për këtë gjë?”

Përgjigje: “Është obligim për babanë e fëmijëve që të merret me këtë gjë dhe të të ndihmojë edhe ty në zgjimin e fëmijëve për t’u falur. Mos i lëni ata edhe në qoftë se kanë gjumë të rëndë. Shkak i gjumit të rëndë mund të jetë se nuk flenë deri në orët e vona. Veprimi i tillë është i gabueshëm.

Ata duhet të flenë më herët në mënyrë që të zgjohen më lehtë për namazin e sabahut. Njeriu duhet të llogaritë në zgjim për namazin e sabahut dhe të pushojë më shumë natën.

Gjithashtu, duhet mësuar veten në zgjimin për namaz të natës, pastaj për namaz të sabahut. E në qoftë së nuk ndodh të zgjohen për namaz të natës, atëherë së paku të zgjohen për namaz të sabahut. Ju mos u dorëzoni dhe mos u lodhni në zgjimin e tyre, çështja ka nevojë për durim shtesë. Thotë Allahu:

وَأْمُرْ أَهْلَكَ بِالصَّلَاةِ وَاصْطَبِرْ عَلَيْهَا

”Urdhëro popullin tënd të falin namazin dhe jini këmbëngulës në këtë!” 20:132

Kjo gjë kërkon durim, e mos i lëni pa i zgjuar në asnjë mënyrë. Nëse ju i lëni, atëherë ata do të adaptohen. Por nëse ju jeni të rregullt duke i zgjuar për t’u falur, atëherë do të adaptohen me këtë gjë dhe gjithashtu do të jenë të kujdesshëm.”

Shpërndaje: