Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Zhvendosja e të vdekurve për të ndërtuar rrugë publike

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmim (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/203)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet që të nxirren të vdekurit nga varret për të ndërtuar një rrugë publike nëse e vetmja zgjidhje është që kjo rrugë të kalojë përmes kësaj varreze, a lejohet që t’i nxjerrim të vdekurit dhe t’i zhvendosim diku tjetër për këtë dobi të përgjithshme?

Përgjigje: Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva në Arabinë Saudite ose të paktën disa nga dijetarët e saj kanë dhënë gjykimin se në rast nevoje kur nuk ka zgjidhje tjetër lejohet të hapen varret dhe të zhvendosen të vdekurit për ndërtimin e rrugëve. Në këtë rast lejohet që varret të hapen dhe skeletet të zhvendosen në një varrezë tjetër.

 

Shpërndaje: