Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Ziliçarët kërkojnë gabimet e të tjerëve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Hiljeh Talib-il-Ilm, fq. 212

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Njerëzit ziliqarë kanë shumë dëshirë të hasin në një mendim që nuk është i fuqishëm, apo në një gabim të një personi në mënyrë që të mund t’i përhapin në mesin e njerëzve. Prandaj, ne gjejmë pasuesit e bidateve duke fyer Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijen (rahimehullah) dhe kërkojnë gabimit më të vogël për ta fyer atë, për ta përhapur atë dhe për ta përgojuar atë për të.

Ata e akuzojnë atë se e kundërshton konsensusin e muslimanëve, kur ai thotë se tre divorce në të njëjtën kohë janë një divorc – kështu që ai është ai shmanget nga mendimi i masës së muslimanëve, dhe ai që shmanget nga muslianët hynë në zjarr!

Ata e akuzojnë atë të ketë thënë se Allahu (Te ala) vazhdimit ka vepruar dhe vepron, që nënkupton duhet të ketë krijesa që kanë ekzistuar gjithmonë. Çdo gjë që ndodh është krijuar nga Allahu. Dhe nëse veprimet e Allahut janë të përjetshme kështu që edhe krijesat janë të përjetshme! Prandaj ai mendon se ka dy zota.

Këso fjalë ata i marrin prej tij dhe pastaj i përhapin në mesin e njerëzve, edhe pse ai ka të drejtë. Por kështu janë njerëzit urryes dhe hakmarrës. Prandaj kur paraardhësit tuaj kanë rënë në gabim, qëllimi yt duhet të jetë e vërteta. Ata që kërkojnë të vërtetën falen me pranohen. Ata që vetëm duan të përhapin gabimet e njerëzve duhet të dinë se ata që kërkojnë gabimet e vëllait të tyre, Allahu do t’ua kërkoj gabimet e tyre. Dhe atij që Allahu ia kërkon gabimet e tij do të turpërohet nga Ai edhe sikurse të ishte brenda në shtëpi tek nëna e tij.

 

Shpërndaje: