Dr Abdul-Aziz bin Ahmed el-Humejdi
Burimi: Bara’at-ul-A’immeh el-Arba’ah min Masa’il-il-Mutakal-limin el-Mubtada’ah, fq. 79-80
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Libri i katërt është në lidhje me një letër që thuhet se Imam Ebu Hanife ia ka dërguar gjykatësit të Basrës i cili quhej Uthman bin Muslim el-Batti (v. 143). Letra ka të bëjë me Irxhanë dhe qëndrimin e Ebu Hanifes rreth Irxhasë.
Letra është transmetuar nga Jahja bin Mutar-rif el-Balkhi, nga Ebu Salih Muhamed bin el-Husajn es-Samarkandi, nga Ebu Said Sa’dan bin Muhammed el-Busti, nga Ebul-Hasan Ali bin Ahmed el-Farisi, nga Nusejr bin Jahja el Balkhi, nga Muhammed bin Sama’ah et-Temimi, nga Ebu Jusuf, nga Ebu Hanife (rahimehullah).
Jahja bin Mutar-rif el-Balkhi, Ebu Salih bin Muhammed bin el-Husahjn es-Samerkandi, Ebu Said Sa’dan bin Muhammed el-Busti dhe Ebul Hasan Ali bin Ahmed el-Farisi jantë të panjohur dhe nuk përmenden në biografitë e përgjithshme apo madje edhe në biografitë e Hanefive.
Nusejr bin Jahja el-Balkh është gjithashtu i panjohur. Ai përmendet vetëm në librin el-Kurashit “el-Xheuahir el-Mudhijjeh”. E vetmja gjë që përmendet në të është se ai vdiq në vitin 268.h dhe mësoi tek një njeri i quajtur Ebu Sulejman el-Xhuzaxhani.
Si është një zinxhir i transmetimit nëse përbëhet nga pesë persona të panjohur? Si duhet të jetë një shkrim i besueshëm nëse transmetohet nga njerëz të tillë? Në qoftë se vetëm një transmetues i vetëm i panjohur e dobëson zinxhirin, çfarë do të thotë në qoftë se zinxhiri përbëhet prej pesë personave të panjohur në një rresht? Zinxhiri i tregimeve duket i errët.