Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Zinxhiri i Xhehmive

Shejkh Ali bin Nasir el-Fekihi
Burimi: El-Hejdeh uel-I’tidhar, fq. 4
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Besimi se Kurani është i krijuar mbështetej nga el-Xhehm bin Safuan, i ekzekutuar1 në vitin 128 hixhri. Besimin e tij rreth mohimit të cilësive të Allahut e miratoi el-Xha’d bin Dirham. El-Xha’d e morri besimin e tij nga Aban bin Sam’an, dhe Aban e morri atë nga Talut. Talut e mori besimin e tij nga xhaxhai i tij jehudi dhe magjistari Lubejd bin el-A’sam i cili i bëri magji të dërguarit të Allahut ﷺ. Ky Lubejdi ishte një heretik dhe dikur pretendonte se Teurati ishte i krijuar [2]. Ky është zinxhiri i Xhehmive mohues.


[1] Shih: https://www.perlatmuslimane.com/10-ekzekutimi-el-xhad-bin-dirhem/
[2] Shih: “el-Kemil” (7/75) të Ibn-ul-Athirit.

Shpërndaje: