“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Zjarri i cili e ha trupin

Imam Zejnud-din Ibn Rexheb El-Hanbeli (v. 795h)

Burimi: Et-Tekh’uijfu minen Nari, fq. 149-150

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu i Lartësuar ka thënë:

كَلاَّ لَيُنبَذَنَّ فِى الْحُطَمَةِ * وَمَآ أَدْرَاكَ مَا الْحُطَمَةُ * نَارُ اللَّهِ الْمُوقَدَةُ * الَّتِى تَطَّلِعُ عَلَى الأَفْئِدَةِ

”Jo, aspak! Në të vërtetë, ai do të hidhet në torturë dërrmuese. E kush mund të ta shpjegojë ty se çfarë është tortura dërrmuese? Ai është Zjarri i Allahut i ndezur fort, i cili depërton në zemrat (e njerëzve).” 1

Muhamed Ibn Ka`b El-Kuradhij për fjalën e Allahut ”i cili depërton në zemrat (e njerëzve).” Ka thënë: ”Zjarri do ta hajë të gjithë trupin deri në zemër dhe kur të arrijë në zemër, i krijohet atij një trup tjetër.”

Thabit El-Bunanij kur e ka lexuar këtë Ajet ka thënë: ”Zjarri do t`i djeg ata deri tek zemrat e tyre ndërkohë që ata janë të gjallë. Sigurisht që atyre do tu arrijë dënimi. Pastaj ai filloi të qajë.”

Allahu i Lartësuar ka thënë:

وَمَا أَدْرَاكَ مَا سَقَرُ* لَا تُبْقِي وَلَا تَذَرُ* لَوَّاحَةٌ لِّلْبَشَرِ

”E si mund ta dish ti tamam se çfarë është Sekari (Zjarri përvëlues)? Ai nuk len gjë dhe nuk kursen asgjë, lëkurat i shkrumbon.” 2

Ibn Burdeh për fjalën e Allahut: ”Ai nuk lë gjë dhe nuk kursen asgjë.” ka thënë: ”Zjarri ha, kockat, mishin dhe trurin…”

Es-Sudij ka thënë: ”Zjarri nuk do të lerë asgjë nga lëkurat e tyre, e as nuk të ndalojë ndëshkimin e tyre.”

Ebu Sinani ka thënë: ”Zjarri nuk do ta ndalojë ndëshkimin ndaj tyre pasi që atyre tu krijohen trupa të rinj.”

Ebu Razijn për fjalën e Allahut: ”lëkurat i shkrumbon.” Ka thënë: ”Zjarri do ta djegë fytyrën (e njeriut) e tij dhe do ta nxijë atë më të zezë se nata.”

Allahu i Lartësuar ka thënë:

كَلَّا إِنَّهَا لَظَى* نَزَّاعَةً لِّلشَّوَى

”Por jo (fajtori do të hidhet në Zjarr)! Ai është zjarr flakërues, që e shkul (dhe e djeg)krejtësisht skalpin e kokës.” 3

Katade për këtë Ajet ka thënë: ”Zjarri djeg çdo gjë përveç zemrës e cila mbetet.”

Ibn Zejd ka thënë: ”Zjarri ia thyen kockat e tyre. Më pas ato rikrijohen përsëridhe iu ndërrohet lëkura.”

Muxhahidi për fjalën e Allahut: ”që e shkul (dhe e djeg) krejtësisht skalpin e kokës.” Ka thënë: ”Ia djeg lëkurën e tij.” Gjithashtu prej tij transmetohet se ka thënë: ”Ia djeg lëkurën por jo kockat.”


1 El-Humezah 104:4-7

2 El-Muddethir 74:27-28

3 El-Mearixh 70:15-16

Shpërndaje: