Alameh Hamud Ibn Abdil-lah Et-Tuuejxhirij
Burimi: It-tihaful Xhema´ati (2/263-270)
Dar-us-Sumaj´i, 1414
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
”Ebu Hurejra ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
لا تقوم الساعة حتى تخرج نار من أرض الحجاز تضيء أعناق الإبل ببُصرى
”Nuk do të bëhet dita e gjykimit derisa të dal një zjarr nga toka e Hixhazit i cili do t`i ndriçojë qafat e deveve në Busra.” Bukhariu dhe Muslimi
Rafi Ibn Bishr Es-Sulemi (radijAllahu anhu) ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
تخرج نار تضيء أعناق الإبل ببصرى ، تسير سير بطيئة الإبل ، تسير النهار وتقيم الليل ، تغدو وتروح ، فيقال : أيها الناس ، قد غدت النار فاغدوا . أو : قالت النار أيها الناس فقيلوا . غدت النار أيها الناس فروحوا . من أدركته أكلته
”Do të dal një zjarr i cili do të ndriçojë qafat e deveve në Busra, i cili do të ecë ngadalë sikurse ecën deveja. Ecën (zjarri) gjatë ditës dhe ndalon gjatë natës. Fillon të ecë sapo fillon dita dhe ndalon sapo mbaron dita.”
Do të thuhet; O ju njerëz! Me të vërtetë që zjarri ka ndaluar, kështu që ndaloni dhe ju. Ose; Thotë zjarri o ju njerëz! U tha që zjarri ka ndaluar, o ju njerëz ikni sepse atë që zjarri e arrin do ta hajë (djegi).” Ahmedi, Taberani, Ibn Hibbani në ”Es-Sahih” dhe Hakimi në ”El-Mustedrak”.
Hudhejfe Ibn Usejd (radijAllahu anhu) ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
لا تقوم الساعة حتى تخرج نار من ركوبة تضيء أعناق الإبل ببُصرى
”Nuk do të bëhet dita e gjykimit derisa të dal një zjarr nga Rakube i cili do t`i ndriçojë qafat e deveve në Busra.” Ebu Auaneh.
Transmeton Abdullah Ibn Amr (radijAllahu anhu) i cili ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë:
”Do të ketë emigrim pas emigrimi. Njerëzit do të shkojnë tek vendi i emigrimit të Ibrahimit (salAllahu alejhi ue selem) dhe vetëm njerëzit më të këqinj do të mbeten në tokë, toka do t`i gëlltisë, Allahu do t’i shfaros dhe zjarri do t`i mledh ata së bashku me majmunët dhe derrat. Kur ata flejnë edhe zjarri fle, kur ata ndalojnë gjatë ditës edhe zjarri ndalon me ta. Kushdo që mbetet pas, zjarri do ta djeg atë.”
Transmetuar nga Imam Ahmedi. El-Hejthem ka thënë: Sherhu (nga burrat e zinxhirit të hadithit) është i besueshëm, ka fjalë për të cilat nuk e dëmtojnë. Pjesa tjetër e transmetuesve janë transmetues autentik.
Abdullah Ibn Amr ka transmetuar se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”Zjarri do të dërgohet tek njerëzit në Lindje dhe ai do t`i grumbullojë ata në Perëndim. Kur ata të flejnë, ai fle me ta, dhe kur ata ndalojnë gjatë ditës, ai ndalon së bashku me ta gjatë ditës. Ata që bien dhe mbeten pas, ai i kap ata. Ai i shtyn ata me shpejtësinë e një deveje të lënduar.”
Transmetuar nga Taberani në ”El-Kebijr” dhe ”El-Eusat”. Transmetuesit e tij janë të besueshëm. Gjithashtu e ka transmetuar edhe El-Hakim në ”El-Mustedrak” dhe ka thënë:”Zinxhir autentik të transmetimit dhe as Bukhari e as Muslimi se kanë raportuar këtë hadith” Edh-Dhehebi u pajtua me të në ”Et-Telkhis”.
Abdullah Ibn Selam ka treguar se i Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) është pyetur në lidhje me shenjat para Ditës së Gjykimit dhe Ai (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
”E para prej shenjave të Kijametit është se, një zjarr del nga Lindja dhe i mbledh njerëzit në Perëndim.”
Transmetuar nga Taberani në ”El-Eusat”. El-Hejthem ka thënë: ”Transmetuesit janë burra autentik”.
Zjarri që do t`i grumbulloj njerëzit në pikën e tubimit (Mahsher) dhe do të flej me ta kur ata flejnë dhe do të qëndroj me ta gjatë ditës kur ata qëndrojnë gjatë ditës, është zjarri që vjen pak para Ditës së Gjykimit , dhe Allahu e di më mirë.”