Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 92-93
Përktheu: Valdet Gashi
“Muadhi e kishte zakon të falte namazin e jacisë me të dërguarin e Allahut ﷺ dhe pastaj të shkon në shtëpi dhe t’i udhëheq shokët e tij në namaz (të jacisë). Një natë ai u kthye për tu falur me ta. Në mesin e tyre ishte një djalosh i ri [i fisit Benu Selemeh i cili quhej Sulejm]. Kur djaloshit iu duk se Muadhi e zgjati namazin, ai shkoi në një qosh të xhamisë dhe filloi të falet aty. Pastaj, ai doli, rrëmbeu litarin e devesë së tij dhe shkoi. Pasi Muadhi e kishte përfunduar namazin dhe i treguan se çfarë kishte ndodhur.
Ai tha: ”Vërtetë ka hipokrizi në të. Unë do t’i tregoj të dërguarit të Allahut ﷺ se çfarë ka bërë ai.”
Djaloshi tha: ”Edhe unë do t’i tregoj të dërguarit të Allahut ﷺ se çfarë ke bërë.”
Ata shkuan tek i dërguari i Allahut ﷺ. Muadhi tregoi se çfarë kishte vepruar djaloshi, pas së cilës djaloshi tha:
”O i dërguari i Allahut! Së pari, ai falet gjatë me ty, pastaj ai falet gjatë me ne.”
I dërguari i Allahut ﷺ tha: ”A dëshiron të je një sprovues i madh o Muadh?”
Djaloshit i tha: ”Nipi im! Si vepron kur falesh?”
Ai u përgjigj: ”E lexoj suren El-Fatiha, kërkojë nga Allahu xhenetin dhe i lutem Atij që të më mbrojë nga zjarri. Unë nuk e di se çfarë t’i dhe Muadhi lexoni.
I dërguari i Allahut ﷺ tha: ”Edhe unë edhe Muadhi lutemi për ato dy gjëra ose ngjashëm.”
Djaloshi tha: ”Muadhi do ta dijë kur të vijnë njerëzit.” Atyre iu ishte bërë me dije se armiku kishte ardhur. Ata erdhën dhe djaloshi vdiq si shehid.
Pas kësaj i dërguari i Allahut ﷺ i tha Muadhit: ”Çfarë ndodhi me atë që diskutoi me mua dhe me ty?”
Ai tha: ”O i dërguari i Allahut! Allahu ka folur të vërtetën dhe unë kam gënjyer; Ai vdiq si shehid.”1
1 Ibn Khuzejmeh në “Es-Sahih (1634)” dhe Bejhaki me një zinxhir të mirë transmetimi. Baza e hadithit është transmetuar nga Ebu Daudi (Sahih Sunen Ebi Daud (758)). Baza e tregimit gjendet në el-Bukhari dhe Muslim. Shtojca e parë gjendet tek Muslimi, e dyta tek Ahmedi (5/74) dhe e treta dhe e katërta tek Bukhari. Në të njëjtin kapitull, Ibn Abbasi tha:
”I dërguari i Allahut ﷺ i fali dy rekate dhe lexoi vetëm suren El-Fatiha.”
Transmetuar nga Ahmedi (1/282), El-Harith bin Ebi Usame në “El-Musned (fq. 38 me shtojcën e saj)” dhe Bejhaki (2762) me një zinxhir të dobët të transmetimit. Unë e kam klasifikuar atë si të mirë në edicionet e mëparshme. Pastaj e kuptova se e kisha gabim. Për hadithin që rrotullohet rreth Handheleh Ed-Dausit i cili është i dobët. Unë nuk e di se si unë nuk e pashë atë. Ndoshta, mendova se ai ishte dikush tjetër. Në çdo rast, kështu që hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut sepse Ai më bëri të kuptoj gabimin tim. Si pasojë unë e largova atë menjëherë nga libri. Pas kësaj Allahu më dha një hadith që është më i mirë se ky, domethënë hadithi aktual i Muadhit. Kjo dëshmon atë që dëshmon hadithi i Ibn Abbasit dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.