Imam Ali bin Umer ed-Darakutni (v. 385)
Burimi: Kitab-us-Sifat, fq. 66-67
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
28 – Ahmed bin Muhammed bin Ebi Bekr el-Uasiti, Ahmed bin Abdil-lah bin Muhammed el-Uakil dhe Muhammed bin Sehl bin el-Fudejl el-Katib thanë, Umer bin Shabbah na tregoi, Jahja bin Said el-Kattan na tregoi, Sufjani na tregoi, Mansuri dhe Sulejmani më treguan, nga Ibrahimi, nga Abidah, nga Abdullah bin Mesudi i cili tregoi:
”Një jehudi erdhi tek i dërguari ﷺ dhe tha: ”O Muhammed, Allahu (azze ue xhel) do të mbajë qiejt në një gisht, tokat në një gisht, pemët në një gisht, njerëzit në një gisht dhe dheun në një gisht? Pastaj Ai do të thotë Unë jam Mbreti! Unë jam Mbreti!” I dërguari i Allahut ﷺ filloi të buzëqesh saqë dhëmballët iu dukën dhe tha: “Ata nuk i bënë vlerësim të drejtë Allahut siç duhet e siç i takon Atij.
Jahja tha: Fudejl bin Ijad i shtoi këtij zinxhiri:
“I dërguari i Allahut ﷺ buzëqeshi me kënaqësi dhe si pohim për atë që tha jehudiu.”