Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

28.Namazi mbi minber

Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)

Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 71-72

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Profeti njëherë u fal në minber (në një transmetim tjetër thuhet se minberi kishte tre shkallë1). Ai qëndroi mbi të dhe bëri tekbir dhe kështu bënë njerëzit pas tij. Ndërsa ai qëndronte në të bëri ruku. Pastaj u ngritë. Pastaj shkoi prapa dhe bëri sexhde në bazën e minberit. Pas kësaj, u kthye në minber dhe e fali rekatin e dytë sikurse e fali të parin derisa e mbaroi namazin. Pas kësaj, u kthye nga njerëzit dhe tha:

”O njerëz! Unë veprova në këtë në mënyrë që ju të më pasoni dhe ta mësoni namazin tim.” 2


1 Është sunnet që minberi t’i ketë tre shkallë dhe jo më shumë se kaq. Minberi me më shumë shkallë është bidat nga epoka e Benu Umejes. Një minber i tillë shpesh e ndërpret rreshtin. Për t’i ikur këtij problemi ai është vendosur në këndin jugor të xhamisë. Ndërsa mihrabi (muri harkor ku falet imami) është një bidat tjetër. Gjithashtu edhe ballkoni i ngritur në qoshen e murit verior, rruga për në të është nëpërmjet shkallëve në mur. Dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhammedit ﷺ. Shih ”Fet’h-ul-Bari (2/331)”.

2 Bukhari, Muslimi (që transmetoi formulimin tjetër) dhe Ibn Sadi (1/253). Ky ceket në ”El-Irua (545)”.

Shpërndaje: