Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Kërkesa e autorit për Feuzanin

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)

Burimi: El-Irhab, fq. 9

Përktheu Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nga Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali për shejkh Salih bin Feuzan bin Abdilah el-Feuzan, anëtar i el-Lexhnah ed-Da’imeh dhe të Komisionit të Fetvave Kibar-ul-Ulema.

السلام عليكم ورحمة الله

Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi ju.

Unë jam i gëzuar që kamë mundësinë për ta dërguar ty dorëshkrimin e librit “El-Irhab ue Atheruhu fil-Afrad uel-Umem” dhe shtojcën e saj “letër e hapur për bibliotekat publike dhe private dhe për libraritë.” Kam dëshirë që t’i lexoni ato dhe të shkruani ndonjë këshillë për të shtuar ose fshirë. Unë dua ta publikojë atë për shkak të nevojës së madhe për të publikuar përmbajtjen e tij. Kjo është ajo që unë mund të bëj për të kontribuar në thirrjen tek Allahu sipas metodologjisë Selefite pasuesit e të cilës bazohen në Kuran dhe sunnet në të gjitha aspektet shkencore dhe praktike.

Allahu të ruajt dhe u kujdestë për ty.

Vëllai juaj në besim që të do për hir të Allahut.

Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali

Shpërndaje: