Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

1.Kushti i parë i namazit – Islami

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Esh-Sherh El-Mumtez
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam dhe imam Muhamed bin Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

Namazi ka nëntë kushte. I pari është Islami.

Shpjegimi

Autori Shejkh-ul-Islam Muhamed Ibn Abdil-Uehab -rahimehullah- ka thënë se namazi ka nëntë kushte. Kjo është e njohur gjerësisht tek dijetarët. Dijetarët ua mësuan këtë njerëzve së bashku me librin “Tre Parimet”. Ata uleshin në xhami dhe ua mësonin njerëzve këto kushte në mënyrë që ata të mund të mësonin bazat e fesë së tyre dhe mënyrën e faljes së namazit, si dhe shtyllat dhe detyrat e namazit. Kjo është diçka rreth të cilës çdo musliman duhet të ketë dije.

Një kusht është një faktor që duhet të ekziston. Nëse ky kusht nuk ekziston as vepra e tij nuk ekziston. Por vetëm për shkak se një kusht ekziston nuk do të thotë se edhe veprimi ekziston. Por nëse kushti nuk ekziston kështu që as vepra nuk ekziston. Pra që një kusht të jetë plotësuar nuk do të thotë se edhe vepra është plotësuar derisa gjitha kushtet e tjera të jenë plotësuar së bashku me veprat. Këto kushte duhet të plotësohen në namaz. Kur të jenë plotësuar kushtet namazi është i vlefshëm.

Kushti i parë është Islami. Namazliu duhet të jetë musliman nga koha kur ai fillon të falet derisa të mbaroj namazin. Nëse fillon namazin duke qenë kafir atëherë namazi i tij është i pavlefshëm. Allahu -xhele ue ala- ka thënë: 

”Nuk u takon idhujtarëve të përkujdesen për faltoret e Allahut, përderisa edhe ata vetë dëshmojnë se janë kufarë. Të kota do të jenë vepra e tyre dhe në zjarrin e xhehenemit do të qëndrojnë përgjithmonë.” Teube, 9:17

“Por nëse ata i bëjnë ortak Allahut, do t’u humbë çdo gjë nga ajo që kanë bërë.” En-Aam, 6:88

”Kushdo që mohon besimin, veprat e tij do të zhvlerësohen dhe në jetën tjetër ai do të jetë i dështuar.” El-Maideh, 5:5

”Dhe Ne do t’u qasemi veprave që kanë bërë ata dhe do t’i shndërrojmë në pluhur e hi.” El-Furkan, 25:23

Namazi i gjithë njerëzve kufarë është i pavlefshëm. Nëse një person falet para se të hyjë në Islam namazi i tij nuk është i vlefshëm derisa të hyjë në Islam.

Shpërndaje: