Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali (v. 1435)
Burimi: El-Irhab, fq. 9
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut i Cili është i mjaftueshëm. Selamet dhe salavatet qofshin mbi robërit e Tij fisnik dhe të dërguar dhe mbi zotërinjtë monoteistë nga prejardhja e Muhammedit; ata që donin për hir të Allahut, të Mëshirshmit, të Urtit, të Sinqertit, ata që i përmbushën besën e tyre. Dhe pastaj:
Pasi kam menduar dhe shqyrtuar atë që po ndodh sot në të gjithë botën si rezultat i trazirave të grupacioneve dhe terrorizmit të aktivistëve në shumicën e vendeve muslimane, mu duk e udhës të shkruaj një studim të shkurtër që ka të bëjë me terrorizmin dhe pasojat e tij negative për individët dhe komunitetet, sigurinë dhe besimin. Terrorizmi është fryt i terrorizmit ideologjik që ka mbushur librat, fletushkat dhe kasetat e aktivistëve, si në Gadishullin Arabik ashtu dhe në vende të tjera në botë. Qëllimi i këtij punimi është për të mbështetur të vërtetën dhe për të sqaruar rrugën e drejtë për ata që duan të hyjnë në të, dhe për të sjellur argumente për ata që nuk e duan këtë – dhe Allahu i di të gjitha qëllimet.