Iman Muhammed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
Ta’lim-us-Sibjan Et-Teuhid
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
I dërguari i parë ishte Nuhu ﷺ. I dërguari i fundit ishte Muhammedi ﷺ.
Allahu -te ala- ka thënë:
إِنَّا أَوْحَيْنَا إِلَيْكَ كَمَا أَوْحَيْنَا إِلَى نُوحٍ وَالنَّبِيِّينَ مِن بَعْدِهِ
”Ne të frymëzuam ty (o Muhamed) me shpallje ashtu siç frymëzuam me shpallje Nuhun dhe profetët pas tij.” En-Nisa, 4:163
Allahu -te ala- gjithashtu ka thënë:
وَمَا مُحَمَّدٌ إِلاَّ رَسُولٌ
”Muhamedi është vetëm i dërguar.” Ali-Imran, 3:144
Allahu -te ala- ka thënë:
مَّا كَانَ مُحَمَّدٌ أَبَا أَحَدٍ مِّن رِّجَالِكُمْ وَلَكِن رَّسُولَ اللَّهِ وَخَاتَمَ النَّبِيِّينَ وَكَانَ اللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمًا
”Muhammedi nuk është babai i askujt prej burrave tuaj, por është i dërguari i Allahut dhe vula e profetëve; Allahu është i Gjithëdijshëm për çdo gjë.” El-Ahzab, 33:40
I dërguari më i mirë është profeti ynë Muhammedi ﷺ. Njerëzit më të mirë pas profetëve janë Ebu Bekri -radijAllahu anhu-, pastaj Umeri -radijAllahu anhu-, pastaj Uthmani -radijAllahu anhu-, dhe pastaj Aliu -radijAllahu anhu-. Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata.
Profeti ﷺ ka thënë:
”Më të mirët e njerëzimit janë brezi im pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre.”
Transmeton Bukhari (2652) dhe Muslimi (6635).
Përveç kësaj, Isai ﷺ do të zbresë poshtë nga qielli dhe do ta vras Dexhallin.
Hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.