Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Dyshimet e nasarave se në Kuran ka kontradikta!

Alameh Muhamed Takij-ud-Din El-Hilali El-Magribi
El-Barahin El-Inxhilijeh ala enne Isa dakhil Fil-Ubudijeh ue la hadha lehu Fil-Uluhijeh, fq. 27-28
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Ai më tha: “Ka kontradikta në Kuran. Në suren “El-Maide” thuhet:

”E zbritëm që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që Allahu e zbriti në të.” 1

Ndërsa në suren ”Ali Imran” thuhet: 

”Dhe kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet atij dhe në botën e pastajme ai do të jetë prej të humburve.” 2

Si mund të veprojmë me këto dy ajete? Mendova pak dhe u përgjigja me një inspirim nga Allahu: “Para se t’i përgjigjem kundërshtimit, ne duhet të dimë mosmarrëveshjen midis profetit ﷺ dhe nasarave, se për çfarë bëhej fjalë.”

Ai tha: “Trego ti.”

Unë i thashë: “Ka të bëj me Isa ibn Merjemin ﷺ. Nasarat nga Naxhrani erdhën te profeti ﷺ dhe e akuzuan atë se kishte fyer njeriun e tyre. Kur ai i pyeti ata se kë kanë për qëllim.

Ata thanë: “Isa bin Merjemin ﷺ.”

Kur ai i pyeti se si e fyu atë, ata thanë:

“Ti thua se ai është një njeri i zakonshëm dhe jo biri i Allahut.”

Kështu që ai debatoi me ta në lidhje me të dhe ua sqaroi të vërtetat atyre, por ata këmbëngulën në të vetën me kokfortësi. Pastaj Allahu shpalli:

”Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek Allahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu”! ai u bë. E vërtetë është (kjo) nga Zoti yt, e ti kurrsesi mos u bëjë nga ata që dyshojnë!” 3

Kur ata vazhduan të këmbëngulin se ai është djali i Allahut dhe një në trinitet, Allahu e urdhëroi atë që t’i sfidoj ata, që t’i luten Allahut që ta mallkoj gënjeshtarin. Ata u frikësuan nga kjo dhe bën një traktat paqeje me të. Lidhur me këtë debat Allahu (te ala) shpalli:

”E zbritëm që ithtarët e Inxhilit të gjykojnë sipas asaj që Allahu e zbriti në të.”

Sepse nasarat nga Naxhrani erdhën tek profeti ﷺ dhe u falën në formën nasrane në xhaminë e tij, me lejën e tij, kjo përmendet në librat e haditheve dhe të historisë.


1 5:47
3 3:85
3 3:59-60

Shpërndaje: