“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

10.Ekzekutimi i El-Xha’d bin Dirhem

Imam Ebu Bekr Muhamed bin El-Husajn El-Axhurri (v. 360)
Një përmbledhje nga libri “Esh-Shari’ah”
www.perlatmuslimane.com

90 – Habib bin Ebi Habib ka thënë:

“E kam dëgjuar Halid bin Abdil-Lah el-Kisrin duke thënë, pasi mbaroi hutben e tij që ua bëri njerëzve: “O njerëz! Kthehuni në shtëpitë tuaja dhe therni kurban! Allahu ua pranoftë kurbanet! Unë do të ther El-Xha’d bin Dirhem, sepse ai pohon se Allahu nuk i foli Musait ﷺ me fjalë të vërtetë – i pastër është Allahu nga ajo që thotë El-Xha’d bin Dirham.” Pastaj ai zbriti nga minberi dhe ia preu fytin atij.”

Shpërndaje: