Imam Muhammed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 48-49
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kështu thanë imamët -rahimehumullah- kur ata urdhëruan të kapurit pas haditheve dhe ndaluan që ata të pasohen verbërisht. Është jashtëzakonisht e qartë. Prandaj personi i cili pason një sunnet të konfirmuar edhe nëse kundërshton disa mendime të imamëve, ai konsiderohet se nuk e ka braktisur medhhebin ose drejtimin e imamëve të drejtë. Në fakt ai i pason të gjithë ato dhe mban nyjë të shtrënguar që nuk zgjidhet kurrë. I tillë nuk është rasti me personin që braktis një sunnet të konfirmuar për një fjalë të imamit. Ai nuk i bindet atyre. Ai shkon kundër fjalëve të tyre të përmendura.
Allahu -te ala- ka thënë:
فَلاَ وَرَبِّكَ لاَ يُؤْمِنُونَ حَتَّىَ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لاَ يَجِدُواْ فِي أَنفُسِهِمْ حَرَجًا مِّمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُواْ تَسْلِيمًا
“Jo, për Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë të vërtetë derisa të zgjedhin ty për të gjykuar në të gjitha kundërshtitë mes tyre; e pastaj të mos ndiejnë pakënaqësi ndaj gjykimit tënd dhe derisa t’i pranojnë vendimet e tua plotësisht të nënshtruar.”1
وَمَن يُشَاقِقِ الرَّسُولَ مِن بَعْدِ مَا تَبَيَّنَ لَهُ الْهُدَى وَيَتَّبِعْ غَيْرَ سَبِيلِ الْمُؤْمِنِينَ نُوَلِّهِ مَا تَوَلَّى وَنُصْلِهِ جَهَنَّمَ وَسَاءتْ مَصِيرًا
“Dhe kushdo që kundërshton të dërguarin, pasi t’i jetë treguar qartë atij rruga e drejtë dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne do ta mbajmë atë në atë drejtim që ai ka zgjedhur. Dhe do ta djegim atë në zjarr – dhe sa përfundim i keq!”2
Hafidh Ibn Rexhebi -rahimehullah- ka thënë:
“Të gjithë që e mësojnë urdhrin e të dërguarit të Allahut ﷺ dhe e njohin atë, janë të detyruar që t’ua kumtojnë atë umetit, t’ia duan të mirën dhe të urdhërojë atë që të pasojnë urdhrin e tij edhe në qoftë se shumica mendojnë ndryshe. Urdhri i të dërguarit të Allahut ﷺ ka më shumë të drejtë të nderohet dhe të pasohet se gjitha fjalët e tjera të njerëzve të nderuar që gabimisht thonë ndryshe. Sahabët dhe pasuesit e tyre refuzuan të gjithë ata që e kundërshtonin sunnetin autentik. Ata bile ndonjëherë refuzuan ashpër 3. Ata nuk e bënë këtë nga urrejtja ndaj personit. Ata e donin dhe e nderonin atë, por ata e donin të dërguarin e Allahut ﷺ edhe më shumë. Urdhrat e tij peshojnë më shumë se urdhrat e të gjithë njerëzve të tjerë. Nëse urdhri i të dërguarit ﷺ konfrontohet nga fjalët e dikujt tjetër, urdhri i tij ﷺ ka përparësi. Kjo nuk do të thotë se personi i cili gaboi nuk nderohet edhe pse ai falet për gabimin4. Në fakt, ai vetë dëshiron të kundërshtohet nëse fjala e tij e kundërshton fjalën e të dërguarit ﷺ.”5
Si të urrejnë këtë kur vetë i urdhëruan pasuesit e tyre që të bëjnë të njëjtën gjë? Ata i urdhëruan që të braktisin mendimet e atyre tyre që e kundërshtuan sunnetin. Shafei -rahimehullah- madje edhe i urdhëroi pasuesit e tij që të asociojnë atë me sunnetin autentik edhe pse ai nuk e kishte pranuar atë ose mendonte ndryshe. Prandaj kur Ibn Dakik-il-Id -rahimahullah- shkroi të gjitha mendimet e medhhebeve që devijuan nga hadithet autentike, tha:
“Është e ndaluar për t’iu atribuuar imamëve këto çështje. Dijetarët të cilët i pasojnë ato verbërisht duhet t’i mësojë ato në mënyrë që ata të mos ja asocijojnë atyre në mënyrë të gabuar.”6
1 4:65.
2 4:115.
3 Duke përfshirë etërit dhe dijetarët e tyre. Et-Tahaui dhe Ebu Ja’la transmetuan me zinxhirë të mirë dhe transmetues të besueshëm nga Selim bin Abdil-Lah bin Umeri, i cili tha:
“Isha ulur me Ibn Umerin -radijAllahu anhu- në xhami kur një njeri nga Shami erdhi tek ai dhe i kërkoi që të bën umren me haxhin.
Ibn Umeri u përgjigj: “Kjo është e mirë.”
Atëherë ai tha: “Babai yt e kishte për qëllim këtë.”
Ibn Umeri i tha: “Mjerë për ty! Nëse babai im kishte për qëllim diçka tjetër nga ajo që i dërguari i Allahut ﷺ ka urdhëruar – atëherë a e merr mendimin e babait tim apo urdhrin e të dërguarit të Allahut ﷺ?”
Ai tha: “Urdhrin e të dërguarit të Allahut ﷺ.”
Ibn Umeri i tha: “Çohu dhe largohu nga këtu.”
“Sherh Me’ani El-Athar (1/372) dhe El-Musned (3/1317)).”
Ahmedi (5700) ka transmetuar diçka të ngjashme dhe po ashtu Tirmidhi (2/82) i cili e shpalli këtë transmetim autentik.
Ibn Asakiri transmetoi nga Ibn Ebi Dhi’b i cili tha:
“Sad bin Ibrahim (biri i Abdurr-Rrahman bin Aufit) e dënoi një njeri duke u bazuar në mendimin e Rebi’ah bin Abi Abdirr-Rrahmanit.
Unë i tregova atij se gjykimi i tij nuk ishte në përputhje me fjalët e të dërguarit të Allahut ﷺ. Si pasojë, Sadi i tha Rebi’as:
“Ibn Ebi Dhi’bi, të cilin unë e konsideroj të jetë i besueshëm, thotë se gjykimi im ndryshon nga fjalët e të dërguarit ﷺ.”
Rebi’ah i tha: “Ti ke bërë atë që pate mundësi dhe gjykimi yt është zbatuar.”
Sadi tha: “Çudi. A të zbatoj gjykimin e Sadit ndryshe nga gjykimi i të dërguarit të Allahut ﷺ?
Me anë të kësaj unë e anuloj gjykimin e Sad bin Um Sadit dhe zbatojë në vend të tij gjykimin e të dërguarit të Allahut ﷺ.” Ai e grisi certifikatën dhe gjykoi në favor të dënuarit.” (1/51/7).
4 Ai madje edhe shpërblehet.
Ai ﷺ ka thënë:
“Nëse gjykatësi gjykon dhe jep mundin e tij maksimal dhe ia qëllon, ai merr dy shpërblime. Dhe nëse ai gjykon dhe jep mundin e tij maksimal dhe gabon, ai merr një shpërblim.” Bukhari dhe Muslimi.
Ikadhadh-ul-Himam, fq. 93.
6 El-Fulani, fq. 99.