Imam Muhamed Nasirudin El-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 48-49
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Kështu thanë imamët -rahimehumullah- kur ata urdhëruan të kapurit pas haditheve dhe ndaluan që ata të pasohen verbërisht. Është jashtëzakonisht e qartë. Prandaj personi i cili pason një sunnet të konfirmuar edhe nëse kundërshton disa mendime të imamëve, ai konsiderohet se nuk e ka braktisur medhhebin ose drejtimin e imamëve të drejtë. Në fakt ai i pason të gjithë ato dhe mban nyjë të shtrënguar që nuk zgjidhet kurrë. I tillë nuk është rasti me personin që braktis një sunnet të konfirmuar për një fjalë të imamit. Ai nuk i bindet atyre. Ai shkon kundër fjalëve të tyre të përmendura.
Allahu -te ala- ka thënë:
“Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë besimtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotësisht.” En-Nisa, 4:115
“Dhe kushdo që e kundërshton të dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!” En-Nisa, 4:115
Hafidh Ibn Rexhebi -rahimehullah- ka thënë:
“Të gjithë që e mësojnë urdhrin e të dërguarit të Allahut ﷺ dhe e njohin atë, janë të detyruar që t’ua kumtojnë atë umetit, t’ia duan të mirën dhe të urdhërojë atë që të pasojnë urdhrin e tij edhe në qoftë se shumica mendojnë ndryshe. Urdhri i të dërguarit të Allahut ﷺ ka më shumë të drejtë të nderohet dhe të pasohet se gjitha fjalët e tjera të njerëzve të nderuar që gabimisht thonë ndryshe. Sahabët dhe pasuesit e tyre refuzuan të gjithë ata që e kundërshtonin sunnetin autentik. Ata bile ndonjëherë refuzuan ashpër1. Ata nuk e bënë këtë nga urrejtja ndaj personit. Ata e donin dhe e nderonin atë, por ata e donin të dërguarin e Allahut ﷺ edhe më shumë. Urdhrat e tij peshojnë më shumë se urdhrat e të gjithë njerëzve të tjerë. Nëse urdhri i të dërguarit ﷺ konfrontohet nga fjalët e dikujt tjetër, urdhri i tij ﷺ ka përparësi. Kjo nuk do të thotë se personi i cili gaboi nuk nderohet edhe pse ai falet për gabimin2. Në fakt, ai vetë dëshiron të kundërshtohet nëse fjala e tij e kundërshton fjalën e të dërguarit 3.
Si të urrejnë këtë kur vetë i urdhëruan pasuesit e tyre që të bëjnë të njëjtën gjë? Ata i urdhëruan që të braktisin mendimet e atyre tyre që e kundërshtuan sunnetin. Shafei -rahimehullah- madje edhe i urdhëroi pasuesit e tij që të asociojnë atë me sunnetin autentik edhe pse ai nuk e kishte pranuar atë ose mendonte ndryshe. Prandaj kur Ibn Dakik-il-Id -rahimahullah- shkroi të gjitha mendimet e medhhebeve që devijuan nga hadithet autentike, tha:
“Është e ndaluar për t’iu atribuuar imamëve këto çështje. Dijetarët të cilët i pasojnë ato verbërisht duhet t’i mësojë ato në mënyrë që ata të mos ja asocijojnë atyre në mënyrë të gabuar.”4
1 Duke përfshirë etërit dhe dijetarët e tyre. Et-Tahaui dhe Ebu Ja’la transmetuan me zinxhirë të mirë dhe transmetues të besueshëm nga Selim bin Abdil-Lah bin Umeri, i cili tha:
“Isha ulur me Ibn Umerin -radijAllahu anhu- në xhami kur një njeri nga Shami erdhi tek ai dhe i kërkoi që të bën umren me haxhin.
Ibn Umeri u përgjigj: “Kjo është e mirë.”
Atëherë ai tha: “Babai yt e kishte për qëllim këtë.”
Ibn Umeri i tha: “Mjerë për ty! Nëse babai im kishte për qëllim diçka tjetër nga ajo që i dërguari i Allahut ﷺ ka urdhëruar – atëherë a e merr mendimin e babait tim apo urdhrin e të dërguarit të Allahut ﷺ?”
Ai tha: “Urdhrin e të dërguarit të Allahut ﷺ.”
Ibn Umeri i tha: “Çohu dhe largohu nga këtu.”
“Sherh Me’ani El-Athar (1/372) dhe El-Musned (3/1317)).”
Ahmedi (5700) ka transmetuar diçka të ngjashme dhe po ashtu Tirmidhi (2/82) i cili e shpalli këtë transmetim autentik.
Ibn Asakiri transmetoi nga Ibn Ebi Dhi’b i cili tha:
“Sad bin Ibrahim (biri i Abdurr-Rrahman bin Aufit) e dënoi një njeri duke u bazuar në mendimin e Rebi’ah bin Abi Abdirr-Rrahmanit.
Unë i tregova atij se gjykimi i tij nuk ishte në përputhje me fjalët e të dërguarit të Allahut ﷺ. Si pasojë, Sadi i tha Rebi’as:
“Ibn Ebi Dhi’bi, të cilin unë e konsideroj të jetë i besueshëm, thotë se gjykimi im ndryshon nga fjalët e të dërguarit ﷺ.”
Rebi’ah i tha: “Ti ke bërë atë që pate mundësi dhe gjykimi yt është zbatuar.”
Sadi tha: “Çudi. A të zbatoj gjykimin e Sadit ndryshe nga gjykimi i të dërguarit të Allahut ﷺ?
Me anë të kësaj unë e anuloj gjykimin e Sad bin Um Sadit dhe zbatojë në vend të tij gjykimin e të dërguarit të Allahut ﷺ.” Ai e grisi certifikatën dhe gjykoi në favor të dënuarit.” (1/51/7).
2 Ai madje edhe shpërblehet.
Ai ﷺ ka thënë:
“Nëse gjykatësi gjykon dhe jep mundin e tij maksimal dhe ia qëllon, ai merr dy shpërblime. Dhe nëse ai gjykon dhe jep mundin e tij maksimal dhe gabon, ai merr një shpërblim.” Bukhari dhe Muslimi.
3 Ikadhadh-ul-Himam, fq. 93.
4 El-Fulani, fq. 99.