Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 70-73
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
10 – Larja e përbashkët e bashkëshortëve
Është e lejuar që bashkëshortët të lahen së bashku, edhe pse janë të zhveshur. Ka disa hadithe në këtë temë duke përfshirë:
1 – Aisheh (radijAllahu anha) ka thënë:
“Unë dhe i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) laheshim nga e njëjta govatë. Duart na ngatërroheshin për të marrë ujin, ndërsa kurr ai merrte para meje, dhe unë thoja: “Më lerë ujë mua.” Ajo e tha këtë pas kishte pasur marrëdhënie intime me të.”1
2 – Mu’auijeh bin Hajdeh ka thënë:
“O i dërguari i Allahut! Kur na lejohet të shfaqin pjesët tona intime dhe kur jo? “Ai tha: “Ruaji pjesët intime nga të gjithë përveç gruas dhe robëreshës tënde2.” I thashë: “O i dërguari i Allahut! Çfarë veprohet nëse njerëzit përzihen me njëri-tjetrin.” Ai tha: “Nëse ke mundësi që askush të mos e shoh atë, le të mos e shoh atë.” Unë i thashë: “O i dërguari i Allahut. Dhe nëse jemi vetëm? “Ai tha:” Njerëzit duhet të turpërohen edhe më shumë nga Allahu.”3
1 Transmetuar nga Bukhari, Muslimi dhe Ebu Auaneh. Formulimi është i Muslimit. Shtesa është e tij dhe një nga formulimet e Bukharit. Bukhari e emëroi hadithin:
“Larja e burrit së bashku me gruan e tij.”
Hafidh Ibn Haxheri ka thënë:
“Ebu Davudi e përdorte këtë për të dëshmuar se burrit i lejohet të shoh pjesët e turpshme të gruas dhe anasjelltas. Ky mbështetet nga transmetimi i Ibn Hibanit nëpërmjet Sulejman bin Musës që u pyetën nëse burrit i lejohet që të shoh organin e gruas së tij. Ai tha:
“Unë e pyeta Ata’n dhe ai tha se e pyeti Aishen që e përmendi këtë hadith përafërsisht.”
Hadithi është konkret në këtë çështje. “(Fet’h-ul-Bari (1/290))
Kjo dëshmon pasaktësinë e transmetimit ku thuhet se ajo të ketë thënë:
“Unë kurrë nuk i kam parë pjesët e turpshme të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).”
Ky është transmetuar nga Tabarani në “el-Mu’xhem es-Saghir”, fq. 27, dhe nëpërmjet tij nga Ebu Nu’ejm (8/247) dhe el-Khatib (1/225). Zinxhiri i transmetimit është tek Brakah bin Muhammed el-Halabi. Megjithatë, nuk ka bereqet (بركة) në të, sepse ai ishte gënjeshtar dhe shpikës. Hafidh Ibn Haxheri e përmendi këtë hadith në “Lisan-ul-Mizan” si një shembull të një prej mashtrimeve të tij.
Ky është transmetuar nga një rrugë tjetër tek Ibn Maaxheh (1/226) dhe (1/593) dhe nga Ibn Sa’d (8/136). Në zinxhirin e tregimit ekziston një nga robëreshat e Aishes e cila ishte e panjohur. Prandaj, el-Busajri e dobësoi atë në librin “ez-Zaua’id”.
Gjithashtu transmetohet nga një rrugë e tretë në librin “Akhlak-un-Nebi”, në fq. 251 nga Abush-Shajkhut. Në zinxhiri janë pjesërisht Ebu Salih Badham i cili është i dobët, dhe Muhammed bin el-Kasim el-Asadi, i cili është gënjeshtar. Ngjashëm mund të thuhet për hadithin:
“Nëse ndonjëri prej jush do të ketë marrëdhënie me gruan e tij, ai duhet të mbulojë veten. Ata nuk duhet të jenë të zhveshur si dy gomerë të egër.”
Transmetohet nga Ibn Maxheh (1/592) përmes Utbeh bin Abd es-Sulemi. Në zinxhirin e transmetimit, el-Ahuas bin Hakimi është i dobët. Për shkak të tij, el-Busejri e kritikoi hadithin. Një mangësi tjetër qëndron në transmetuesin prej tij; el-Uelid bin el-Kasim el-Hamadini. Ibn Ma’in dhe të tjerët e kanë konsideruar të dobët atë. Ibn Hibani ka thënë:
“Ai është i vetëm në transmetimin e haditheve që nuk kanë gjasa të jenë të besueshëm. Prandaj, ai nuk përbën asnjë argument.”
Prandaj, el-Iraki konstatoi në el-Mughni (2/46) se zinxhiri i tij i transmetimit është i dobët. Gjithashtu Nesai e transmetoi atë në “Ishrat-un-Nisa” (1/79/1), el-Mukhallas në “el-el-Faua’id Muntakah” (01/13/10) dhe Ibn Adi (2/149) dhe (2/201) përmes Abdullah bin Sarxhit. El-Nasai ka thënë:
“Hadithi është i dobët dhe shkon kundër një autentiku. Sadakah bin Abdil-lah (një në zinxhirin e tregimit do të thotë) është i dobët.”
Gjithashtu ky transmetohet edhe nga Ibn Ebi Shejbeh (1/70/7) dhe nga Abdurr-Rrazak (6/194) nëpërmjet Ebu Kulabeh, nga profeti (salAllahu alejhi ue selem), prandaj arsyea pse zinxhiri nuk ka transmetues. Tabarani (1/78/3), Ahmed bin Mesudi (1-2 / 39), el-Ukajli në “edh-Dhu’afa” (433), Batirkani (1/156) dhe Bejhaki në “es-Sunen” (7/193) e transmetoi atë nëpërmjet Ibn Mesudit. Bejhaki e dobësoi atë dhe tha
“Mandal bin Alī është i vetëm në transmetimin e tij. Ai nuk është ai i forti.”
Pastaj përmendi një hadith të ngjashëm nga Enesi, duke thënë:
“Hadithi është i dobët dhe kundërshton një autentik.”
Transmetuar nga Abdurr-Rrazaki (6/194).
Në lidhje me hadithin:
“Nëse ndonjëri prej jush ka marrëdhënie me bashkëshorten ose robëreshën, ai nuk do të shikojë organin e saj. Vërtetë kjo sjell verbëri.”
atëherë ky është i shpikur, siç ka thënë Imam Ebu Hatim er-Rrazi dhe Ibn Hibani. Të njëjtin mendim e ka Ibn-ul-Xhauzi, Abdul-Hak në “el-Ahkam” (1/143) dhe Ibn Dakik-il-Id në “el-Khulasah” (2/118). Unë e kam sqaruar mnagësinë e tij në “Silsilat-ul-Ahadith edh-Dha’ifah” (195).
2 Ibn Uruah el-Hanbeli ka thënë:
“Bashkëshortëve ju lejohet të shohin dhe të prekin të gjithë pjesët mes tyre, duke përfshirë edhe organin. Ky hadith është një dëshmi për këtë. Ndërkohë që lejohet të joshesh organin, lejohet gjithashtu ta shikosh dhe ta prekësh atë si pjesët e tjera të trupit.
Këtë mendim e ka Maliku dhe të tjerët. Ibn Sadi ka transmetuar nga el-Uakidi i cili ka thënë:
“Unë pashë që Maliku dhe Ibn Ebi Dhi’b lejuan që ai të shikojë organin e saj dhe ajo të tij.”
Pastaj Ibn Uruah tha:
“Është e urryer të shikohet organi. Aishah ka thënë: “Unë kurrë nuk e kam parë organin e të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem).” (El-Kauakib (1/29))
Megjithatë, atij i iku dobësia e zinxhirit të transmetimit.
3 Transmetuar nga Ebu Davudi, Tirmidhi, Ibn Maxheh dhe Nesai në “el-Ishrah” (1/76), er-Rauajni në “el-Musnad” (1/169), Ahmedi (5/3-4) dhe el-Bejhaki (1/199). Ebu Davudi qëndron për formulimin. Zinxhiri i transmetimit është i mirë dhe është vërtetuar nga Hakimi, të cilin e përkrahu Dhehebi. Ibn Dakik-il-Id e forcoi atë në “el-Imam” (2/126). Nasai e klasifikoi hadithin si:
“Shikimi i gruas në pjesët e turpshme të burrit.”
Bukhari e përmendi atë në Sahihun e tij me një zinxhir të reduktuar nën seksionin:
“Larja lakuriq për atë që është vetëm është më mirë.”
Pastaj ai transmetoi nga Ebu Hurejra se edhe Musa edhe Ejubi (salAllahu alejhime ue selem) u lanë lakuriq kur ata ishin të vetëm. Ai deklaroi se hadithi:
“Njerëzit duhet të turpërohen edhe më shumë nga Allahu.”
Ka për qëllim vetëm atë që është më e mira dhe më e përsosura, jo se është e detyrueshme.
el-Munaui tha:
“Medhhebi Shafei ka kuptuar se hadithi thekson një rekomandim. Ibn Xheriri gjithashtu ndan këtë mendim në “el-Aathar” kur thotë: “Asnjë krijim, qoftë i zhveshur apo i veshur, nuk është i fshehur nga Allahu (te ala)”.