Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Mbulimi i gruas në Kuran është i përgjithshëm

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Xhilbab-ul-Mar’ah el-Muslimeh, fq. 57

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pastaj Hafidh Ibn-ul-Katan (rahimehullah) tha:

“Nëse dikush thotë se konkluzioni im që gruas i lejohet të shfaq fytyrën dhe duart duket se shkon kundër fjalëve të Allahut (te ala):

يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاء الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنَّ ذَلِكَ أَدْنَى أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا

“O profet! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (xhilbabin) e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen (si gra të ndershme) që të mos i shqetësojë (e ngacmojë) askush. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, gjithnjë Mëshirëplotë.” 1

unë them se mbulimi mund të shpjegohet në një mënyrë që nuk ka kundërthënie me atë që kam thënë. Gjëja e rëndësishme është që ato të mbulohen me rrobat e tyre të jashtme në mënyrë që ata të mbulojnë gjerdanët dhe vathët e tyre. Kjo mund të ngjasojë me fjalët e Tij:

وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ

 “…dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar (shami)…” 2

Mbulimi i urdhëruar është i pakufizuar për çdo gjë që urdhërohet të mbulohet. Vetëm kur fjala “vejnë” zbatohet mbi çdo gjë që është për qëllim, sepse ajeti nuk urdhëron që gjithçka të mbulohet. Ajeti është pohues dhe as domethënës, e as mohues.”

Kjo sqaron se fjalët e Hafidh Ibnul-Kattanit janë në përputhje me përfundimin tim se ajeti është i pakufizuar.


1 33:59

2 24:31

Shpërndaje: