Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

10.Selefët në lidhje me personin që nuk falet

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Hukm Tarik-is-Salah

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Të njëjtin mendim e kanë shumica e sahabëve. Disa dijetarë madje kanë deklaruar edhe konsensusin e tyre mbi këtë.


Abdullah bin Shekik ka thënë:

“Sahabët e Muhammedit ﷺ nuk e konsideruan lënien e asnjë vepre të jetë mosbesim përveç namazit.”

Transmetuar nga et-Tirmidhi (2662) dhe el-Hakim (1/7) i cili e vërtetoi atë sipas kushteve të Bukharit dhe Muslimit.

Imami i njohur Is’hak bin Rahojah tha:

“Është transmetuar në të vërtetë nga profeti ﷺ se ai i cili nuk falet është kafir. Të njëjtin mendim e kanë pasur dijetarët që nga koha e profetit ﷺ e deri më sot; ai që me qëllim dhe pa arsye nuk falet në mënyrë që të ik koha e namazit, ai është kafir.”


Ibn Hazmi ka përmendur se i njëjti mendim është transmetuar nga Umeri, Abdurr-Rrahman bin Aufi, Muadh bin Xhebeli, Ebu Hurejre dhe sahabët e tjerë. Pastaj ai tha:

“Ne nuk dimë që ndonjë sahabi mendonte ndryshe.”


El-Mundhiri e citoi këtë në “et-Targhib uet Terhib” dhe shtoi sahabë sikurse Abdullah bin Mesudi, Abdullah bin Abbasi, Xhabir bin Abdilah dhe Ebu Derda -radijAllahu anhum-, pastaj ai tha:


“Përveç sahabëve e njëjta gjë është thënë edhe nga Ahmed bin Hanbel, Is’hak bin Rahojah, Abdullah bin el-Mubarak, en-Nakhai, el-Hakem ibn el-Utejbeh, Ejub es-Sikhtijani, Ebu Daud et-Tajalisi, Ebu Bekr bin Ebi Shejbeh, Zuhejr bin Harb dhe të tjerët.”

Shpërndaje: