Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Sahihul-Kelimit-Tajjib
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhamed Nasirudin el-Albani
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
46 – Xhabir bin Abdilah (radijAllahu anhua) tregoi se profeti ﷺ ka thënë:
”Kur njeriu e përmend Allahun (te ala) gjatë hyrjes në shtëpi dhe kur ha ushqim, shejtani thotë: “Nuk ka vend vend fjetje për ju e as ushqim.” Nëse ai hyn pa përmendur Allahun (te ala), shejtani thotë: “Keni fituar vend fjetje.” Dhe në qoftë se njeriu nuk e përmend Allahun (te ala) kur të hajë ushqim, shejtani thotë: “Keni fituar vend fjetje dhe ushqim.”
Transmeton Muslimi.
47 – Enesi (radijAllahu anhu) ka thënë: I dërguari i Allahut ﷺ më ka thënë:
“O djalosh! Kur të hysh në shtëpi te familja jote, jep selam. Kjo do të jetë begati për ty dhe familjen tënde.”
Transmeton Tirmidhi i cili tha: “Hadithi është i mirë dhe autentik.”