Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

99.A është shpirti i krijuar apo jo?

Imam Muhamed bin Muhamed El-Hanbeli El-Menbaxhi
Teslijetu Ehlil-Mesaib
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

A janë shpirtrat të krijuara pasi që nuk kanë ekzistuar, apo janë ata të përjetshëm?

Alameh Ibnul Kajimi ka thënë:

“Në këtë çështje, bota ka bërë gabime dhe grupe kanë devijuar, ndërsa Allahu i ka udhëzuar pasuesit e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) në të vërtetën e qartë. Të dërguarit (salAllahu alejhim ue selem) janë të bashkuar se shpirti është krijuar, kontrolluar dhe i rregulluar. Kjo është e njohur në përgjithësi në Islam, dhe se bota është e krijuar, trupat do të ringjallen dhe se vetëm Allahu është Krijuesi, ndërsa çdo gjë tjetër është krijuar. Pastaj u shfaqen mospërputhje. Disa me të kuptuar të mangët rreth Kuranit dhe Sunnetit pretenduan se shpirti është i përjetshëm dhe nuk është i krijuar për shkak se ajo i përket urdhrit të Allahut, dhe urdhri i Allahut nuk është i krijuar dhe se Ai asocijoi shpirtin me veten e Tij sikurse Ai e bëri atë me dijen e Tij, jetën e Tij dhe aftësinë e Tij. Të tjerët nuk u deklaruan dhe thanë se as nuk do të thonë se ai është i krijuar ose i përjetshëm.

Kur Ibn Mendeh u pyet në lidhje me se a janë shpirtrat të krijuar apo jo, ai u përgjigj:

“Të gjithë shpirtrat janë të krijuar. Ky është mendimi Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Dëshmia e tyre janë fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem):

“Shpirtrat janë ushtarë të rekrutuar. Ata bashkohen rreth asaj që e kanë të përbashkët.”

Ushtarë të rekrutuar nuk janë asgjë tjetër veçse të krijuar.

Disa prej tyre thanë se shpirtrat i përkasin urdhrit të Allahut dhe se Allahu e ka fshehur realitetin e shpirtrave dhe dijen prej krijesave. Dëshmia e tyre janë fjalët e Allahut:

وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الرُّوحِ قُلِ الرُّوحُ مِنْ أَمْرِ رَبِّي

 “Të pyesin ty për shpirtin; Thuaj: “Shpirti është çështje që i përket vetëm Zotit tim.”1

Të tjerë thonë se shpirtrat janë një nga dritat dhe jetët e Allahut. Dëshmia e tyre janë fjalët e profetit (salAllahu alejhi ue selem):

“Allahu krijoi krijesat e Tij në errësirë ​​dhe hodhi dritën e Tij mbi to.”

Muhammed bin Nasr Meruezi ka thënë:

“Një grup i heretikëve dhe Rafidave e interpretuan shpirtin e Ademit sikurse nasarat (të krishterët) e interpretuan shpirtin e Isait, dhe të tjerët të cilët thanë se shpirti u aneksua nga qenia e Allahut dhe u mishërua në besimtarin. Një grup i heretikëve dhe Rafidave thanë: “Shpirti i Ademit nuk është i krijuar.” Me këtë mendim e interpretuan fjalën e Allahut (te ala):

فَإِذَا سَوَّيْتُهُ وَنَفَخْتُ فِيهِ مِن رُّوحِي فَقَعُواْ لَهُ سَاجِدِينَ

“E kur ta përsosë atë (në formën e njeriut) dhe t’i japë atij shpirtin që është krijesë Imja, atëherë ju bini atij në sexhde.”2

ثُمَّ سَوَّاهُ وَنَفَخَ فِيهِ مِن رُّوحِهِ

“Pastaj, Ai e formësoi atë (në barkun e nënës) dhe i fryu atij shpirtin (e krijuar për atë njeri).”3

Pas një teksti të gjatë, ai tha:

“Nuk ka asnjë mospajtim mes muslimanëve në lidhje me shpirtrat e Ademit, dhe bijve të tij, Isait dhe të gjithë të tjerëve, se ata janë të krijuar nga Allahu. Allahu i ka krijuar ata.”

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë:

“Shpirti i njeriut është krijuar dhe formuar, sipas mendimit unanim të Selefëve të umetit, imamëve dhe pjesës tjetër e Ehl-us-Sunnetit. Disa imamë muslimanë, duke përfshirë Muhammed bin Nasr Meruezin dhe Ibn Kutejbek kanë deklaruar konsensusin e dijetarëve se shpirti është i krijuar.”


1 17:85

2 15:29

3 32:9

Shpërndaje: