Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq. 220-221
Përktheu: Valdet Gashi
A e godet dënimi i varrit edhe shpirtin edhe trupin, vetëm shpirtin apo vetëm trupin? A përjeton trupi lumturinë apo dënimin e shpirtit në varr?
Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh ka thënë pasi i është shtruar kjo pyetje:
“Ehl-us-Sunneti dhe Xehmati janë unanim në atë se dënimi dhe lumturia e godet edhe shpirtin edhe trupin. Shpirti e përjeton lumturinë dhe dënimin pa trup dhe me trup. A mundet trupi të ndjej lumturin dhe dënimin pa shpirt? Ehl-us-Sunneh uel-Hadith dhe skolastikët kanë dy mendime të njohura në këtë çështje. Janë edhe dy mendime të tjera të çuditshme mbi çështje që nuk i përkasin mendimeve të Ehl-us-Sunnetit dhe Hadithit.
Disa thonë se lumturia dhe dënimi godet vetëm shpirtin dhe jo trupin. Këtë e thonë filozofët të cilët mohojnë se trupat do të ringjallen. Ata janë mosbesimtarë sipas konsensusit të muslimanëve. Shumë nga skolastikët në mesin e Mu’tezilive dhe të tjerët që besojnë se trupat do të ringjallen e kanë gjithashtu këtë mendim. Ndërsa ata thonë se kjo nuk do të ndodhë në varre, por kur trupat të braktisin varret. Ata mohojnë, pra që trupat dënohen në varr. Ata besojnë se shpirtrat ose shpërblehen ose dënohet në varre. Në Ditën e Gjykimit do të dënohen edhe shpirti edhe trupi. Këtë mendim e kanë disa grupe muslimane në mesin e skolastikëve, Ehl-ul-Hadithit dhe të tjerë. Këtë mendim e ka Ibn Hazmi dhe Ibn Majsarah. Ky mendim nuk është një nga tre mendimet e çuditshme. Ky i përket dënimit që pohon dënimin në varr, Ditën e Gjykimit dhe ringjalljen e trupave të shpirtrave.
Mendimi i tretë dhe kundërshtues thotë se nuk ka as dënim, e as lumturi në varr deri në Ditën e Gjykimit. Këtë e thonë Mu’tezilitë dhe të tjerët që e mohojnë dënimin dhe shpërblimin në varr. Të gjitha këto grupe janë të devijuara në çështjen e ndodhive të varrit, megjithatë, ata janë më të mirë se filozofët, sepse ata pohojnë Ditën e Gjykimit.