Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: ”Teslijetu Ehlil-Mesaib” fq. 223-224
Përktheu: Valdet Gashi
El-Meruazi ka thënë se Imam Ahmedi ka thënë:
“Dënimi në varr është i vërtetë dhe kjo mohohet vetëm nga një i devijuar që devijon të tjerët.”
Hanbeli ka thënë:
“E pyeta Ebu Abdil-lahin [Ahmed bin Hanbelin] në lidhje me dënimin në varr. Ai tha: “Këto hadithe janë autentike dhe ne besojmë në to dhe i pranojnë ato. Ne pohojmë çdo gjë që është transmetuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) përmes zinxhirëve të mirë. Nëse ne nuk e pohojmë atë që ka ardhur nga i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) dhe zgjedhim refuzimin e saj dhe e hedhim poshtë atë, atëherë ne refuzojmë urdhrin e Allahut:
وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ
“Dhe çfarëdo që t’ju japë juve i dërguari, atë merreni.” 1
Unë i thashë: “A është dënimi në varr i vërtetë?” Ai tha: “Dënimi në varr është e vërteta. Ata do të ndëshkohen në varret e tyre.”
Hanbeli ka treguar se e ka dëgjuar Ahmedin duke thënë:
“Ne besojmë në dënimin e varrit, në Munkerin dhe Nekirin dhe robi pyetet në varr:
يُثَبِّتُ اللّهُ الَّذِينَ آمَنُواْ بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الآخِرَةِ
“Allahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote edhe në botën tjetër.”2
Jeta tjetër është në varr.”
Ahmed bin el-Kasim ka thënë:
“I thashë: “O Ebu Abdil-lah! A pohojmë Munkerin dhe Nekirin dhe atë që është transmetuar në lidhje me dënimin në varr?” Ai u përgjigj: “Subhan Allah! Po. Ne e pohojmë atë dhe besojmë në të.”
Alameh Ibnul Kajimi ka thënë:
“Duhet ditur se dënimi i varrit është dënimi në Berzah. Secili që vdes dhe meriton të dënohet do të dënohet, pavarësisht nëse ai është varrosur apo jo. Nëse trupi i tij është ngrënë nga kafshët e egra, nëse është djegur dhe është bërë hi dhe është shpërndarë në erë, është gozhduar në kryq ose është mbytur në det, dënimi do ta godas trupin dhe shpirtin e tij sikurse i godet ata në varre.”
1 59:7
2 14:27