“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

105.Trupat janë vetëm mjet nga mishi

Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi 

Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq. 223-224

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Duhet ditur se kalbja e godet vetëm këtë trup të dukshëm dhe të përbërë nga organet. Ky trup, megjithatë, nuk është asgjë. Ky është vetëm një mjet. Duhet t’i jepet rëndësi asaj që dëmton ose i sjell dobi shpirtit.

Ibnul Xheuzi transmetoi me zinxhirin e tij të transmetimit:

“Pasi ishte mbytur Ibn-uz-Zubejri, Abdullah bin Umeri (radijAllahu anhu) hyri në xhami, e kërkoi Esman, nënën e Ibn-uz-Zubejrit dhe tha: “Duro! Këta trupa nuk janë asgjë. Shpirtrat janë ata që janë tek Allahu (te ala).”

Pastaj Ibnul Xhauzi tha:

“Ne kemi transmetuar se si Ibn-uz-Zubejri i tha nënës së tij para se ai të vritej: “Nënë e dashur! Nëse unë vdes, ti duhet të dish se unë jam vetëm mish. Ajo që më ndodh mua nuk më dëmton mua.”

Khalid Bin Ma’dan ka thënë:

“Kur Hisham bin el-As u vra gjatë ditës  Axhnadejn trupi i tij përfundoi në një luginë në mënyrë që e mbylli atë. Nuk kishte asnjë rrugë tjetër pos saj. Kur muslimanët erdhën tek ajo refuzuan që të lënë kuajt të ecin mbi të. Pastaj Amr bin el-As tha: “O njerëz! Allahu ka bërë që ai të vdesë si shehid dhe ngriti shpirtin e tij. Ai është thjesht një trup tani. Lerëni kuajt që të shkelin mbi të.” Pastaj ai shkeli mbi të dhe njerëzit e pasuan atë në mënyrë që trupi iu bë copa copa.”

Nëse kjo është e vërtetë, duhet ditur se kur Allahu të shkatërroj këtë trup që i ekspozohet sëmundjeve dhe fatkeqësive, Ai gjithashtu do ta rikrijoi atë kështu që të mos kalbet, do t’i jep një jetë që nuk ka fund, do ti zëvendësojë vështirësitë me shpërblim më të mirë dhe do të japë shpërblime të përjetshme për veprat që kanë marrë fund.

Shpërndaje: