Alameh Bekr bin Abdilah Ebu Zejd
Burimi: Tasmijet-ul-Meulud, fq. 12-13
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
O musliman! Allahu e bekoftë të porsalindurin tuaj! Sigurohu që të jesh i mirë për fëmijën tënd, veten dhe umetin tënd duke i dhënë atij një emër të mirë në aspektin e shqiptimit dhe kuptimin. Një zgjedhje e mirë ka më shumë se një kuptim. Ajo tregon se sa babai i përmbahet udhëzimit të profetit ﷺ. Ai tregon se sa i shëndoshë është vështrimi i tij nga ndikimet që e largojnë nga rruga e udhëzuar dhe zgjedhja e mirë e emrit të fëmiut. Thënë shkurt, emri është simbol që flet për identitetin e atij që e ka zgjedhë atë emër dhe një kriter i hollësishëm që përcakton kulturën e tij. Bile thuhet:
“Nga emri yt ta njoh babain!.”
Emri e lidhë fëmiun me udhëzimin dhe rregullat e mirësjelljes sheriatike. Si rezultat fëmiu bëhet i bekuar dhe gjithmonë përkujtohet me emrin e tij që është emri i një profeti ose emër i një robi të devotshëm. Si rezultat i kësaj arrihet vlera e lutjes dhe pasimit të Selefëve. Me këtë emrat e tyre ruhen, përkujtohen cilësitë e tyre dhe ai e kujton vetën vazhdimisht për cilësitë dhe gjendjen e tyre. Kështu vazhdon zinxhiri i përmirësimit në breza.