Imam Muhammed bin Muhammed el-Hanbeli el-Menbaxhi
Burimi: Teslijetu Ehlil-Mesaib, fq. 21-22
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Ebul-Feraxh bin el-Xheuzi Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Ilaçi i fatkeqësive arrihet me shtatë gjëra:
1 – Ta dish se kjo jetë është vendi i fatkeqësive dhe vështirësive të pashmangshme.
2 – Ta dish se fatkeqësia është fakt (diçka e vërtetë që ndodhë).
3 – Të imagjinosh se mund të ndodhë një fatkeqësi edhe më e madhe.
4 – Të shikosh në ata të cilët kanë pësuar fatkeqësi të ngjashme. Në këtë do të gjesh një mbështetje shumë të madhe.
5 – Të shikosh në ata të cilët kanë pësuar fatkeqësi edhe më të rëndë. Kjo ta bën më të lehtë fatkeqësinë tënde.
6 – Të shpresosh që kjo fatkeqësi të pasohet nga diçka e mirë e po të njëjtit lloj nëse natyrshmëria e saj e pranon një gjë të tillë, siç është të shpresosh një fëmijë apo një grua edhe më të mirë (në rast të humbjes së fëmijës apo gruas).
I është thënë Lukmanit alejhis-selam: “A të ka vdekur gruaja?” Ai u përgjigj: “Më është ripërtërirë shtrati.”
7 – Të kërkosh shpërblimin me anë të durimit, të fitosh shpërblimin e durimtarëve dhe gëzimin që ata e fitojnë me durimin e tyre. Nëse kësaj i shtohet të kënaqurit me fatkeqësinë, atëherë veçse është arritur qëllimi i duhur.”
Pastaj mund ti shtohen edhe disa mënyra tjera:
8 – Ta dijë robi se sido që të jetë caktimi, kjo është e mirë për të.
9 – Ta dijë robi se, vetëm më të zgjedhurit (më të mirët) goditen me vështirësi të rënda.
10 – Ti je vetëm rob dhe se robi nuk posedon asgjë (as ankesën).
11 – Dije se ajo çfarë ka ndodhur është në kënaqësinë e Zotit. Prandaj është obligim i robit që të kënaqet me atë që është kënaqur Zoti i tij.
12 – Kur ti rënkon nga fatkeqësia qortoje veten tënde, kuptoje se ky rënkim është i tepërt ngase ishte diçka e pashmangshme.
13 – Mos harro se po bëhet fjalë për një kohë shumë të shkurtër, sikur të mos ekzistonte fare.