Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Kushtëzimi

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Manasik-ul-Haxh uel-Umrah, fq. 15-16

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

10 – Ai që dëshiron mundet së bashku me telbijeh të kushtëzojë për shqetësimet që mund të ndodhin gjatë rrugës, si sëmundja dhe frika. Në këtë rast, ai e thotë që i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) na ka mësuar:

اللهم مَحِلّي حَيْثُ حَبَسْتَني

“O Allah! Dalja ime nga ihrami është vendi ku Ti më ndalon.”1

Nëse ai thotë kështu dhe pastaj ndodhë që të ngecet udhës ose sëmuret, ai del nga ihrami. Kështu ai nuk ka nevojë të bëjë kefara (dëmshpërblim) dhe as të përsëris haxhin në vitin e ardhshëm. Ndërsa nëse ky është haxhi i tij i parë, ai duhet ta përsëri atë në çdo rast.

11 – Ihrami nuk ka ndonjë lutje të veçantë. Nëse një namaz fillon para se ai të hyjë në ihram, ai e falë namazin dhe hyn në ihram pas namazit, ai ka vepruar sipas të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i cili hyri në ihram pas namazit të drekës.


1 Bukhari dhe Muslimi. Shih “Sahih Ebi Davud” (1557).

Shpërndaje: