Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Leximi në vitrin që është tre rekate

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Kijamu Ramadan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nëse e fal vitrin tre rekate është prej sunnetit që të lexosh suren “El-A’la” në rekatin e parë, suren “El-Kafirun” në rekatin e dytë dhe suren “El-Ikhlas” në rekatin e tretë të cilit gjithashtu mund t’i shtohet surja “el-Felek” dhe “En-Nas”.

Po ashtu është transmetuar në mënyrë autentike nga profeti se ai lexoi njëqind ajete nga surja ”En-Nisa” në vitër.

Mënyrat e lutjes së kuntutit:

Pas përfundimit të leximit të Kuranit, do të thotë para rënies në ruku nganjëherë lexohet lutja e kunutit të cilën profeti ﷺ ja mësoi nipit të tij El-Hasan bin Aliut -radijAllahu anhuma-:

اللَّهُمَّ اهْدِنِي فِيمَنْ هَدَيْتَ، وَعَافِنِي فِيمَنْ عَافَيْتَ، وَتَوَلَّنِي فِيمَنْ تَوَلَّيْتَ، وَبَارِكْ لِي فِيمَا أَعْطَيْتَ، وَقِنِي شَرَّ مَا قَضَيْتَ؛ فَإِنَّكَ تَقْضِي وَلَا يُقْضَى عَلَيْكَ، إِنَّهُ لَا يَذِلُّ مَنْ وَالَيْتَ، [وَلَا يَعِزُّ مَنْ عَادَيْتَ]، تَبارَكْتَ رَبَّنا وَتَعَالَيْتَ.

”Allahumehdini fimen hedejt, ue a’afinii fimen ‘afejt, ue teuel-leni fimen teuel-lejt, ue baarik li fima a’ṭajt, ue ḳinii sherra maa ḳaḍejt, fe inneke teḳḍi ue laa juḳḍa ‘alejk, innehu la jedhil-lu men uelejt, ue laa je’izzu men ‘adejt, tebaarakte rabbena ue te’alejt.”

“O Allah, më udhëzo bashkë me ata që ke udhëzuar, më jep mirëqenie bashkë me ata që u ke dhënë mirëqenie, më ruaj dhe më përkrah bashkë me ata që ke ruajtur e përkrahur, më begato në atë që më ke dhënë, më ruaj nga e keqja që ke caktuar! Me të vërtetë, Ti cakton gjithçka dhe askush nuk cakton mbi Ty! Nuk mund të poshtërohet ai që Ti e përkrah dhe e bën mik, dhe nuk mund të ngadhënjejë ai që Ti e ke armiqësuar! I Madhërishëm dhe i Lartësuar je, o Zoti ynë!”

Transmeton Tahaui, Darakutni dhe të tjerët. Shih Et-Tarauih, fq. 99-100.

Pas lutjes nganjëherë është mirë të dërgosh salavate mbi profetin .

Nuk ka të keqe në qoftë se e lexon kunutin edhe pasi të ngrihesh nga rukuja dhe përveç kësaj i mallkon kufarët, dërgon salavate mbi profetin dhe lutesh për muslimanët gjatë gjysmës së dytë të Ramazanit. Është vërtetuar se imamët në kohën e Umerit -radijAllahu anhu- e vepronin këtë. Në fund të hadithit të Abdul-Rrahman bin Abd El-Kari thuhet:

“Ata e kishin zakon t’i mallkonin kufarët pas gjysmës së muajit dhe thoshin:

”O Allah, mbyti kufarët të cilët largojnë nga rruga Jote, të cilët përgënjeshtrojnë të dërguarit e Tu dhe nuk e besojnë premtimin Tënd. Shpërndaje bashkësinë e tyre, fute frikën në zemrat e tyre, hidhe të keqën mbi ta, o Zoti i Vërtetë!” Pastaj ata dërgonin salavate mbi profetin dhe luteshin për të mirën e muslimanëve dhe për faljen e tyre. Pastaj thoshin: “O Allah, vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm për Ty falemi e përulemi në sexhde, ne shpejtojmë në kryerjen e adhurimeve vetëm për Ty, shpresojmë mëshirën Tënde dhe kemi frikë nga dënimi Yt. Sigurisht që mohuesit do t’i kapë dënimi Yt.” Pastaj bën tekbir dhe shkonin në sexhde.”

Transmeton Ebu Daudi, Nesai dhe të tjerët, zinxhiri i hadithit është autentik. Shih Sifat-us-Salah, fq. 95-96, edicioni i shtatë.

Shpërndaje: