“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

11.Marrja abdes para gjumit

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Adab-uz-Zifaf, fq. 73-74

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

10 – Marrja abdes para gjumit

Pas marrëdhënieve intime bashkëshortët nuk duhet të bien për të fjetur derisa të kenë marrë abdes. Rreth kësaj ka disa hadithe:

1 – Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:

“Nëse i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) kishte pasur marrëdhënie intime dhe pastaj dëshiron të ha apo të fle, ai lante organin e tij dhe merrte abdes sikurse për namaz.”1

2 – Ibn Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Umeri tha: “O i dërguari i Allahut! A mundet dikush nga ne të flejë pas marrëdhënies intime? “Ai tha: “Po, nëse ka marr abdes.”2

Në një transmetim tjetër thuhet:

“Merr abdes, laje organin tënd dhe pastaj fli.”

Në një transmetim të tretë thuhet:

“Po. Le të marr abdes së pari, pastaj ai mund të flejë. Ai gjithashtu mund të lahet nëse dëshiron.”4

Në një transmetim të katërt thuhet:

“Po. Ai mundet edhe të marr abdes nëse dëshiron.”5

3 – Ammar bin Jasiri (radijAllah anhu) transmeton se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Engjëjt nuk i afrohen tre personave: kufomës së jobesimtarit, burrit i cili është mbushur me parfum shafrani6 dhe personit xhunub derisa ai të marr abdes.”7


1 Bukhari, Muslimani dhe Ebu Auaneh. E kam përmendur atë në “Sahih Sunen Ebi Davudi” (218).

2 Bukhari, Muslimi, Ebu Auaneh dhe Ibn Asakir (2/223/13).

3 Ebu Davudi. Zinxhiri i transmetimit është autentik, të cilën unë e kam sqaruar në “Sahih Sunen Ebi Davud” (217).

4 Muslimi, Ebu Auaneh dhe Bejhaki (10/210).

5 Ibn Khuzejmeh dhe Ibn Hibani në Sahihhet e tyre, e cila përmendet në “et-Talkhis” (2/156). Kjo dëshmon se ky abdes nuk është i detyrueshëm, një mendim të cilin e kanë shumica e dijetarëve. Atëherë është edhe më pak e detyrueshme të merret abdes kur nuk je xhunub.

6 Ibn-ul-Athir ka thënë:

“Ai e ndaloi atë sepse është një parfum për gra.”

7 Hadithi është i mirë. Është transmetuar nga Ebu Davudi (2 / 192-193) përmes dy rrugëve, ku njërin prej tyre e transmeton Ahmedi, Tahavi dhe Bejhaki nëpërmjet një prej rrugëve. Tirmidhi dhe të tjerët e kanë vërtetuar atë, e cila mund të diskutohet. E kam sqaruar atë në “Dha’if Sunen Ebi Davud” (29). Transmetimi i parë është forcuar me ndihmën e dy zinxhirëve të tjerë të transmetimeve që el-Hejthemi i përmend në “Mexhma-uz-Zaua’id” (5/156). Prandaj e konsideroj atë të jetë i mirë. Tjetri është transmetuar nga Tabarani në “el-Mu’xhem el-Kebir” (2/143/3) përmes Ibn Abbasit.

Shpërndaje: