Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

11.Nuk duhet therur kurban aty ku theret për dikë tjetër përveç Allahut

Autor: Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)

Shpjegues i librit: Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Sherh Kitab-it-Teuhid, fq. 49-50

Përktheu: Valdet Gashi 

www.perlatmuslimane.com

Shejkh-ul-Islam Muhamed bin Abdul-Uehab -rahimehullah- ka thënë:

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

لاَ تَقُمْ فِيهِ أَبَدًا

”Ti mos u fal aty kurrë!” Teube, 9:108

2 – Thabit bin edh-Dhahak -radijAllahu anhu- ka thënë:

”Një burrë u betua se do të therë një deve në vendin e quajtur Bu’uaneh. Ai erdhi tek profeti ﷺ dhe i tha: ”Unë jam betuar se do të theri një deve në Bu’uaneh. Profeti ﷺ pyeti: ”A ka pasur ndonjë idhull që adhurohej në atë vend në kohën e xhahilijetit?” Sahabët thanë: ”Jo.” Ai tha: ”Mos vallë ndonjë nga festat e tyre është festuar aty?” Sahabët thanë: ”Jo!” I dërguari i Allahut ﷺ i tha: ”Përmbushe betimin tënd. Me të vërtetë betimi nuk duhet të përmbushet nëse ai përbën mosbindje ndaj Allahut ose në qoftë se nuk e ke në pronësi.

Ebu Daudi (3313) dhe zinxhiri i tij i transmetimit është sipas kushteve të Bukharit dhe Muslimit. Autentik sipas Albanit në ”Sahih Ebi Daud (2834)”.

Shpjegimi

Me këtë kapitull ai ka për qëllim se nuk është e lejuar për besimtarët që t’i ngjasojnë mëkatarëve, ose të jenë në vendet mëkatare, ose në vendet e adhurimeve të kufarëve edhe nëse bëhet fjalë për therje kurbani. Kjo është për shkak që ata të mos asocijohen me ta dhe të marrin pjesë me ta. Nëse një person ther kurban ku ata therin për të tjerët përveç Allahut, kjo do të thotë se ai ose asocijohet me të këqijtë apo që të tjerët të fillojnë të mendojnë keq për të. Besimtari duhet t’i shmanget që të dyjave.

1 – Allahu -te ala- ka thënë:

لاَ تَقُمْ فِيهِ أَبَدًا

”Ti mos u fal aty kurrë!” Teube, 9:108

Ky ajet është shpallur në lidhje me xhaminë Dhirar e cila u ndërtua nga munafikët për të mbrojtur disa mushrik. Ata e kishin zakon të mblidheshin aty për të rënë dakord se si ta vrasin profetin . Ndërsa ata nuk e shfaqën këtë. Në vend të kësaj ata thanë se kishin ndërtuar një xhami për t’u kujdesur për të dobëtit dhe të varfrit gjatë netëve të ftohta të dimrit. Ata i kërkuan profetit që të falet aty para se ai të shkonte në Tebuk. Por profeti u arsyetua dhe tha se do të falet në të pasi që të kthehet. Rrugës për në shtëpi, Allahu i shpalli atij atë që nxori në pah qëllimin e tyre të neveritshëm. Pas kësaj profeti dërgoi njerëz që e rrënuan atë xhami.

Kjo do të thotë se vendet ku praktikohet mosbesimi dhe devijimi duhet të hiqen në mënyrë që ato të mos sjellin shkatërrim. Autori e përdori këtë për të argumentuar se në vendet ku theret kurban dhe bëhet namaz për dikë tjetër përveç Allahut apo ku bëhen mëkate nuk duhet të lejohet që të mbeten në mënyrë që ato të shkatërrojnë muslimanët ose të asocijohen me ta. Kjo është një analogji e qartë, kijasi dhe analogjia janë të pranuara.

Profeti ka thënë:

”Edhe djali yt ndoshta e ka trashëgimi këtë (ngjyrë).Bukhari (5305) dhe Muslimi (1500).

2 – Thabit bin edh-Dhahak -radijAllahu anhu- ka thënë:

”Një burrë u betua se do të therë një deve në vendin e quajtur Bu’uaneh. Ai erdhi tek profeti ﷺ dhe i tha: ”Unë jam betuar se do të theri një deve në Bu’uaneh. Profeti ﷺ pyeti: ”A ka pasur ndonjë idhull që adhurohej në atë vend në kohën e xhahilijetit?” Sahabët thanë: ”Jo.” Ai tha: ”Mos vallë ndonjë nga festat e tyre është festuar aty?” Sahabët thanë: ”Jo!” I dërguari i Allahut ﷺ tha: ”Përmbushe betimin tënd. Me të vërtetë betimi nuk duhet të përmbushet nëse përbën mosbindje ndaj Allahut ose në qoftë se nuk e ke në pronësi.

Ebu Daudi (3313) dhe zinxhiri i tij i transmetimit është sipas kushteve të Bukharit dhe Muslimit. Autentik sipas Albanit në ”Sahih Ebi Daud (2834)”.

Bu’uaneh gjendet në jug të Mekës. Thuhet gjithashtu se gjendet afër Janbu.

Profeti tha: ”A ka pasur ndonjë idhull që adhurohej në atë vend në kohën e xhahilijetit?” Sahabët thanë: ”Jo.” Ai tha: ”Mos vallë ndonjë nga festat e tyre është festuar aty?”, i dërguari kishte frikë se mos vendi ishte i veçantë për ndonjë idhull nga kohët pagane apo festat e tyre dhe që pyetësi do t’i pasonte ata. Kjo dëshmon se besimtari duhet të qëndrojnë larg nga vendet e paganëve dhe të mos i veçojë ato me adhurim në mënyrë që ai të mos u ngjasoj atyre ose të asocijohet me ta. Kur burri i tregoi atij se asgjë nga të përmendurat nuk kishin ndodhur aty, ai e urdhëroi atë që ta përmbush betimin e tij. Kjo dëshmon se përmbushja e betimit  është obligim nëse ai nuk bëhet për të ngjasuar me idhujtarët, kufarët dhe ata që janë të tillë.

Profeti tha: ”Me të vërtetë betimi nuk duhet të përmbushet nëse përbën mosbindje ndaj Allahut.”, shembull i kësaj është që të betohesh se do të pish alkool. Në këtë rast premtimi nuk duhet përmbushur. Dijetarët kanë dy mendime nëse është e detyrueshme për të bërë kefara (shlyerje) për të. Një mendim thotë se betimi është i pavlefshëm dhe për këtë arsye nuk duhet bërë kefara për të. Argumenti i tyre është i përgjithshëm. Megjithatë, ka transmetime që vërtetë thonë se është e detyrueshme për të bërë kefara për të. Është mendimi i dytë i cili është më i fortë.

Profeti tha: ”ose në qoftë se nuk e ke në pronësi”, shembull i kësaj është që një person të betohet në emër të Allahut se do të lirojë robin e një personi të caktuar. Betimi i tij është i kotë.

Si përmbledhje, besimtari nuk duhet të bëj adhurime (për Allahun) në vendet ku paganët kryenin adhurimet e tyre dhe në vendet ku ka idhujtari dhe mëkate. Përjashtimi i vetëm është nëse vendi ndryshohet për shembull në një xhami apo një shtëpi dhe gjurmët e kohës pagane zhduken. Në këtë rast është e lejuar. Profeti urdhëroi që Lati të shkatërrohet dhe në vend të kësaj të ndërtohet një xhami në atë vend. Në këtë rast lejohet adhurimi aty.

Nëse ka idhujtari ose bidate në një varrezë, nuk do të thotë se nuk është e lejuar për të vizituar varret përgjatë sheriatit. Po kështu, nuk është e ndaluar për t’u falur në një xhami ku ka mëkate.

Umer bin El-Khatabi urdhëroi që të falet namazi në kisha pasi që nasarat e kishin për qëllim që të adhurohet Allahu në to. Megjithatë, adhurimi i tyre është i gabuar dhe i padobishëm dhe i përbërë nga idhujtaria. Ndoshta ai tha kështu pasi që qëllimi ishte që të adhurohet Allahu në to ose se muslimanët ishin të detyruar të falen në to kur ata udhëtonin, ose se adhurimi i Allahut në të ishte i përbashkët kur bëhet fjala për namazin.

Shpërndaje: